Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve: Do protestojmë për vrasjen e qenve
Organizata e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Shqipëri Animal Rights in Albania, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë me dije se do organizojë një protestë përpara bashkisë së Tiranës. Ata thonë se shkak për këtë protestë është vrasja dhe zhdukja e qenve. Bashkia nuk e pranon faktin që po kryen ajo këto veprime, por informacionet e marra prej nesh vërtetojnë se është ajo që po kryen një akt makabër në vitin 2011, thuhet në deklaratën e tyre. Ata thonë se qentë po grumbullohen në qendër të Tiranës, por nuk dihet destinacioni i tyre. Ata shtojnë se po ashtu ka nisur vrasja e qenve. Organizata thotë se do organizojë protesta. Sado pak që të jemi, do ia dalim pasi kjo ka të bëjë me rregullat e një shoqërie evropiane dhe në çështje të tilla janë njerëzit më të emancipuar ata që na mbështesin, mbyllet deklarata e Animal Rights in Albania.