Vizitë e turpshme, asnjë nderim shtetëror për Berishën, kryeministri norvegjez nuk del as në konferencë për shtyp me të
Vizita e kryeministrit Sali Berisha në Norvegji ka shënuar një rekord të turpshëm për një kryeministër, të cilin nuk e pret askush, nuk i bën nderime, por vetëm sa i japin për të ngrënë. Kryeministria ka ofruar vetëm 4 foto nga kjo vizitë, ku Berisha në tre raste shihet me pjata përpara. Siç duket kanë menduar se është i pangrënë. Por nuk ka tapet të kuq, nuk ka pritje në aeroport, ceremoni këto për një kryeministër normal. Por Berisha po vuan aq shumë për një vizitë jashtë shtetit, sa turpërohet në këtë mënyrë. Ndodh kështu sa herë i duhet të bëjë pazare, i japin për të ngrënë ose për të pirë dhe i thonë të mbështesim në rrugën drejt integrimit.
Madje homologu norvegjez nuk ka pranuar të dalë as në një konferencë për shtyp me Berishën. Ndryshe nga sa ishte deklaruar në njoftimin e kryeministrisë për udhëtimin, ku thuhej se do kishte konferencë për shtyp, Berisha e kryeministri norvegjez dolën përpara mikrofonit të TVSH e dhanë nga një prononcim të shkurtër. Kryeministri norvegjez tha vetëm nja dy fjali shkurt.