Mbrojtja e mjedisit Berisha Te sherojme plaget e hapura nga babezia
Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në Durrës ku përuroi impiantin e trajtimit të ujrave të zeza. Nisur nga ky investim, kreu i qeverisë evidentoi faktin se tashmë Durrësi do të jetë me ujrat më të pastërta në rajon
“Impianti i trajtimit të ujërave të zeza investim prej 11 mln Euro. Impianti që përuruam sot në zbatim të politikës së mbrojtjes së mjedisit, si kusht vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm. Së shpejti do të kemi impiante në Vlorë, Lezhë, Sarandë, Korçë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Por i ndodhur në qarkun e Durrësit, pjesë e të cilit është edhe Fushë-Kruja, Berisha i dha një përgjigje edhe akuzave të Ramës për guroret e hapura ne faqet e maleve. “Atij që bërtet çdo ditë për guroret e Krujës i them ato vërtet janë të shëmtuara, por ato i krijove ti me klanin e betonit tënd në Tiranë, dhe jo vetëm ato, kujtoj këtu furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin mbi Krujë e tiranë blozën kancerogjene në mushkëritë e çdo qytetari dhe ato nuk janë më, do bëjmë gjithçka që edhe ato plagë të hapura nga babëzia ti shërojmë, politika jonë ndaj mjedisit është politika më serioze” u shpreh Berisha.
Një sërë premtimesh po jepen për Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë europiane në katër vitet që vijnë. Duke folur për këtë të fundit, Rama sërish është në shënjestër. Kryeministri Berisha tha se pas 23 qershorit do të merret statusi e do të hapen negociatat për anëtarësim në BE.