“Mbrojtja e zgjuar”, Topalli: Do vazhdojmë të mbështesim NATO-n

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka ritheksuar se Shqipëria do të vijojë të mbështesë NATO-n në projektin e saj “Smart defence”.
Duke folur në konferencën e Këshillit të Atlantikut të Veriut, Topalli se Shqipëria si anëtare e NATO-s do të japër kontributin e saj modest por të rëndësishëm.
“Ne jemi anëtarë të aleancës dhe ne jemi të ndërgjegjshëm se të gjithë bashkë duhet të planifikojmë të ardhmen. Edhe Shqipëria me ekonominë e saj modeste që kemi është e angazhuar do të vazhdojë mbështetjen me detyrimet e saj këtë aleancë, me trupat tona në Afgansitan dhe në vende të tjera” theksoi Topalli.
vijon..