E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ka mundësi që TVSH-së nuk i dalin 9 milion euro?

Share

Sali Berisha, Vjollca Vokshi, Petrit Beci

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e TVSH edhe për stallën apo haurin e lopëve, a thua lopët shohin televizor. Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe për motorpompën elektrike në arë, paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe kioskat e byrekëve sepse CEZ e mbledh taksën e televizionit të Saliut për çdo sahat.

Nga Taulant Balla*

Dje iu bashkova protestës së banorëve të fshatit Pishkash në Librazhd, të cilët prej 20 ditësh nuk kanë energji elektrike.

Nuk kanë energji elektrike sepse disa hajdutë elektricista vodhën transformatorin.

Në fakt e njëjta histori edhe në 20 fshatra të tjerë të qarkut Elbasan.

Kanë vjedhur transformatorin apo është prishur dhe banorët 20 ditë, 30 ditë madje edhe muaj pa drita.

Ndërsa përgjigja nga CEZ është: nuk kemi transformatorë të rinj, ndërsa për të vjetërit nuk kemi fonde për të blerë vaj.

Do thotë dikush po çlidhje ka kjo me raportin e RTSH. Ka posi.

Sepse CEZ mbledh tarifën mbi aparatin marrës televiziv, taksën për të parë Saliun me zor 20 herë në ditë në TVSH.

Banorët e Pishkashit dhe të shumë fshatrave të tjerë në Elbasan kanë paguar taksën e TVSH, megjithëse nuk kanë pasur asnjë ditë drita.

Në këtë raport Tufa dhe këshilli ankohen se CEZ nuk u paska mbledhur të ardhurat. Dhe se mosrespektimi i mbledhjes së kësaj takse paska sjellë mungesën e cilësisë së programeve të TVSH.

Megjithatë buxheti i shpenzimeve të RTSH qenka një buxhet marramendës, në krahasim me të gjitha grupet e tjera mediatike private në vend.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e TVSH edhe për stallën apo haurin e lopëve, a thua lopët shohin televizor.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe për motorpompën elektrike në arë, paguajnë taksën e televizionit të Saliut edhe kioskat e byrekëve sepse CEZ e mbledh taksën e televizionit të Saliut për çdo sahat.

Shqipëria është i vetmi vend në botë, e pakrahasueshme as me Korenë e Veriut, as me Kubën as me Sirinë dhe Libinë deri para një viti, ku çdo familje paguan 12 dollarë në vit për të parë televizionin e udhëheqësit.

Shqiptarët paguajnë një shërbim të cilin nuk e konsumojnë, të cilin në mijëra raste as nuk e përfitojnë.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë një shërbim që nuk bën.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Jemi duke diskutuar për një institucion paçavure, karikaturë mediatike të regjimit.

Për shqiptarët që na dëgjojnë nga televizionet private, më lejoni të them që në TVSH ka një kopan që njeh vetëm katër figura, si dikur Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Sot Kopani njeh vetëm Saliun, Saliun, Saliun, Xhozefinën dhe pak Lulin.

Do doja tju rendisja disa shembuj shumë kuptimplotë të lajmeve të kopanit të TVSH.

Edicioni Qendror i Lajmeve ora 20.00, datë 20 Shkurt 2012, në TVSH

Lajmi i Parë:

Kryeministri Berisha: 20 shkurti faktoi për shqiptarët se forca e të gjitha forcave është tek liria dhe pasioni i saj

Kryeministri Berisha mori pjesë sot pasdite, në ceremoninë festive 21 vjet liri, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, 21 vjet më parë, në Tiranë .

Në këtë aktivitet festiv kënduan Çiljeta, Greta, Odeta, Xhozi (Noizi më fal) etj.

Lajmi i Dytë:

Kryeministri Berisha flet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së Kryeministri u ndal në dy çështje kryesore, në ngjarjen e 20 shkurtit 1991 dhe në situatën e zonave të bllokuara nga dëbora

Lajmi i tretë:

Kryeministri Berisha pret në takim Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të NDI, z.Robert D. Benjamin

Kryeministri Berisha priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar.

Lajmi i katërt

Një komando shqiptare ka rënë pre e një sulmi në Kandahar të Afganistanit. Mësohet se kanë humbur jetë dy ushtarakë shqiptarë (emrat).

Më pas lajmi vazhdon: Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet më të thella  familjes së Kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës, në Kandahar, Afganistan, në përmbushje të misionit të tij fisnik dhe të detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij.

Kryeministri Berisha, gjithashtu, ishte në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u informua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, mbi ngjarjen dhe rrethanat, në të cilat Kapiten Vogli ra në krye të detyrës dhe nëntetar Aleksandër Peci u plagos rëndë, si dhe reagimin e menjëhershëm e të vendosur të njësisë luftarake të përbashkët shqiptaro-amerikane ndaj sulmit të pabesë.

Lajmi i katërt, lajmi i rëndë i rënies në krye të detyrës së një ushtaraku shqiptar.

Edicioni Qëndror i Lajmeve ora 20.00, datë 5 nëntor 2011, në TVSH

Lajmi i Parë: Berisha ngjitet në Dajt.

Lajmi i Dytë: Berisha takim me të rinjtë në Dajt.

Lajmi i Tretë: PS zhvillon Kongresin. Reagon Partia Demokratike. Të ndjekim reagimin e plotë të Deputetit të PD Gerti Bogdani. Pra reagimi i PD është lajmi për kongresin e PS.

Mjaftojnë këto dy edicione lajmesh për të dhënë shembullin e deregjesë së lajmeve që jep një televizion që shqiptarët paguajnë për ta parë.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Ligji për Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, në nenin 108 – Transmetimi nga Televizioni Publik Shqiptar, thotë se:

1.    Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave, seancat e pyetjeve, seanca e përjavshme e pyetje-përgjigjeve, interpelancat, interpelancat urgjente, mocionet, mocionet e besimit dhe të mosbesimit, si dhe raportet e komisioneve hetimore transmetohen të plota nga Televizioni Publik Shqiptar.

Interpelancat e zhvilluara nga deputetët e opozitës jo vetëm që janë transmetuar në orën 12 të natës, por edhe atëherë janë transmetuar vetëm parashtrimet 7 minuta të deputetëve të opozitës, ndërsa të plota 23 minuta fjala e Kryeministrit apo e ministrave.

Kur po përgatisja fjalën për këtë raport,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›