E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse do behem ushtar me pagese"

Fatos Salliu

Elbasan- Edhe pak dite dhe ai deshiron te realizoje endrren e tij. Te jete ushtar ne NATO. Ardiani eshte 26 vjec dhe banon ne lagjen "Qemal Stafa" ne Elbasan. Ka mbaruar shkollen e mesme, por nuk ka mundur te vazhdoje te larten. Pas perfundimit te gjimnazit eshte punesuar ku te mundet. Megjithate nuk e ka gjetur veten ne asnje vend. Por interes per t'u bere ushtar me pagese nuk kane treguar vetem meshkujt, por edhe femrat, numri i te cilave vjen ne rritje. "Gjate ketyre viteve, jam punesuar ne disa vende. Por asnjehere nuk kam perfituar te ardhurat qe meritoj. Kam qene i pasiguruar pasi shpesh kam punuar ne te zeze. Mendova te grumbulloj ca te holla dhe te filloj edhe une nga jeta", fillon Ardian Rika rrefimin e tij per "KJ". Te ardhurat qe siguron me pune te ndryshme nuk i mjaftojne as per t'u ushqyer, jo me qe ai te siguroje te ardhmen apo te martohet. "Kur isha i vogel kisha deshire te behesha ushtarak. Dhe me duket se kjo enderr po me realizohet sot, ne prag te anetaresimit perfundimtar ne NATO", thote ai.

Ardian Rika ka aplikuar per t'u punesuar si ushtar profesionist. Aty mendon se do te ndryshoje edhe jeta e tij. "Mendoj se ka ardhur momenti i duhur qe une te nis nje karriere te re. Degjova lajmin per ushtaret profesioniste dhe mendova te aplikoj. Erdha u interesova dhe mora informacionin e nevojshem. Grumbullova dokumentet qe kerkoheshin dhe i solla ne qender. Ketu me priten mjaft mire dhe me dhane shpjegimet e nevojshme. Kriteret i plotesoj dhe tani jam ne pritje te marrjes se njoftimit per te filluar nga puna", shpjegon 26-vjecari per hapat qe ka ndjekur.

Ardiani po nxiton edhe per nje arsye tjeter. Afrimi i aderimit te Shqiperise ne NATO. Kjo e ben me te sigurt qe te aplikoje pa u penduar. "Kam perfunduar sherbimin aktiv ushtarak ne Garden e Republikes. Kam ndjekur me interes gjithe zhvillimet e fundit dhe afrimin e vendit tone me Evropen. Nisur nga anetaresimi i shpejte i Shqiperise ne NATO, por edhe per arsye financiare, une aplikova si ushtar profesionist", thote ai. Por ka mesuar se vec pages, ka edhe te mira te tjera, sikurse kualifikim gjuhe, kompjuteri, plus edhe misione te ndryshme brenda dhe jashte vendit. "Kjo qe po bej eshte zgjedhja me e mire. Jam njohur me ligjin dhe e di mire se cfare po bej", thote ai i vendosur.

Ardiani eshte i bindur se ka perspektive ne Forcat e Armatosura. Madje ai shkon me tej, duke ftuar edhe shoket dhe gjithe bashkemoshataret, qe te mos e humbin kete rast. "Eshte nje rast i arte per te gjithe ata te rinj si puna ime qe sot kerkojne nje pune dhe nuk e gjejne. Ndaj i ftoj te aplikojne, sepse mendoj se nuk do te mbeten te zhgenjyer", perfundon 26-vjecari. Vendimin e Ardianit e ka mirepritur edhe familja. Ai eshte ne pritje te punes se re si ushtar profesionist dhe ndoshta shume shpejt do te sherbeje ne hapesiren Euroatlantike.

"Vajzat, te interesuara sa djemte"

Shefi i Qendres se Mobilizimit ne Elbasan, nenkolonel Fatri Kasapi, shprehet se jo vetem meshkujt, por edhe femrat kane interes te madh per t'u punesuar si ushtare profesioniste. "Gjate vitit te kaluar fituan statusin 5 vajza, te cilat tashme jane punesuar ne struktura te ndryshme te Forcave te Armatosura. Kishim shume kerkesa nga vajzat, madje numri ka qene i barabarte me djemte. Por ligji nuk u jep shume mundesi atyre. Si ushtare profesioniste mund te rekrutohen vetem 12 per qind e numrit total te kerkuar", shpjegon Kasapi per "KJ". Edhe ne zonen e Vlores vihet re kjo dukuri, ku raportohet se femrat jane te interesuara per te hyre ne ushtri si profesioniste. Sipas nenkolonelit ne Elbasan, vitin e kaluar aplikuan 58 persona, nga te cilet perfituan statusin e ushtarit profesionist, 45 prej tyre. Per kete vit plani eshte qe te rekrutohen 120 ushtare dhe ushtare profesioniste. Kasapi shprehet se procedura eshte nje permbushje e misionit te anetaresimit ne NATO dhe kthimin e Forcave te Armatosura brenda vitit 2010, ne nje ushtri teresisht profesioniste. "Kandidatet per ushtare profesioniste, duhet te jene te rinj te moshes 19-30 vjec, te cilet ne radhe te pare duhet te jene shtetas shqiptare, te padenuar, te afte nga ana shendetesore, me arsim te mesem ose te larte, te kene kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak apo stervitjen baze, te jene mbi 165 cm meshkujt dhe mbi 161 cm femrat", shpjegon Kasapi.

Rriten arketimet nga pagesa e ushtrise

Qendra e Mobilizimit ne Elbasan, vazhdon rekrutimin e ushtareve aktive. Por mjaft te rinj e kane konvertuar ate me te holla. Qazim Tabaku, nga Pajova e Peqinit ka ardhur enkas nga Greqia per te paguar 3 milione leke per djalin e tij. Ai shprehet i kenaqur per konvertimin e ushtrise. Gjate vitit te kaluar Qendra e Mobilizimit ne Elbasan, grumbulloi 85 milione leke nga persona qe konvertuan ushtrine. Ndersa sivjet kjo shifer ka kaluar mbi 90 milione. Por, te qenit ushtar profesionist eshte nje koncept perendimor ku po integrohen forcat tona te armatosura. Por ndryshe nga vitet e kaluara, interes per ushtrine me pagese tregojne jo vetem meshkujt, por edhe seksi i kundert.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›