E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja nga shkarkimet, Basha krijon struktura me avokatë në çdo qark

basha2Tiranë- Menjëherë sapo u zgjodh në krye të Partisë Demokratike , Lulzim Basha, ka nisur punën për tu paraprirë pushimeve nga puna të qeverisë së re.

Ky ishte dhe një nga premtimet e Bashës sapo mori postin e Berishës, duke thënë se do të bëjë një opozitë të fuqishme dhe do të mbrojë këdo që shkarkohet padrejtësisht nga puna.

Burime brenda PD-së bëjnë me dije se Basha ka ngritur një strukturë që përbëhet nga një grup juristësh dhe do të gjendet në të gjithë degët e PD-së. Mësohet se këta juristë do të japin ndihmë e nevojshme për të gjithë ata persona që do të largohen padrejtësisht nga puna. Këta juristë do të japin ndihmë e tyre falas duke udhëzuar punonjësit për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore nëse shkarkohen. Në këtë mënyrë, pra prite se për çdo shkarkim do të ketë padi ndaj qeverisë së re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›