E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në spital Ilirjan Canivrau gruan 10 ditë më parë

Të tjera rreth shkrimit Ilirjan Cani vret gruan e godet veten TIRANE - Ilirjan Cani, bashkëshorti që vrau gruan e tij Alketa Cani, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ai nuk i ka mbijetuar dot plagëve që i shkaktoi vetes duke tentuar të vetëvritej pasi vrau me automatik, gruan e tij.

Kështu, rihapet plaga në familjen Cani dhe dy fëmijët e çiftit, 3 dhe 12 vjeç, mbeten përfundimisht jetimë.

Ilirjan Canit iu lexua në spital, masa e arrestit me burg pak ditë më parë pasi më 15 korrik. Mendohet se vrasjen ai e kreu për arsye xhelozie dhe kushtesh të vështira jetese. Ai ishte i papunë, kurse bashkëshorja punonte në një dyqan edhe pse ishte me arsim të lartë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›