Ndarja e posteve, Rama mbledh aleatët, mungon Skënder Gjinushi
TIRANE - Kryetari i PS-së Edi Rama, e njëherësh kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” mblodhi sot të gjithë aleatët që arritën të marrin një numër të konsiderueshëm votash, për të diskutuar me ta ndarjen e përgjegjësive në qeverisjen e re të vendit.
Mbledhja ishte njoftuar për në orën 17:00, por ka nisur rreth orës 19:00, për shkak të mungesës së disa prej kryetarëve të partive të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në takimin që po zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë e PS-së është vënë re mungesa e kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi.
Ashtu siç kishte premtuar, Rama po konsultohet me aleatët, në një takim të përbashkët, dhe më tej veç e veç me secilin prej aleatëve, për të ndarë me ta edhe pjesën që u takon, në bazë të votave të marra, në qeverisjen e vendit.
Pasi ka saktësuar strukturën e re të qeverisë, Rama pritet të saktësojë edhe me aleatët zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve. Kështu, në këtë marrëveshje të firmosur nga 37 partitë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” thuhet se: “Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike”. “Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror”, vijon marrëveshja. Ndërkohë që, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet të konsultohet me partitë e tjera. Pas zgjedhjeve, sipas llogaritjeve të para, është thënë se, LSI është partia që mund të përfitojë 4 deri në 5 ministri, pasi në këto zgjedhje ajo ka arritur të marrë afërsisht 200 mijë vota.
LSI ka tashmë edhe vendin e Kryetarit të Kuvendit, që do të jetë kreu i partisë, Ilir Meta, ndërkohë që një sërë pozicionesh të tjera do t’i takojnë kësaj partie në nivel lokal. Çdo gjë pritet të saktësohet në ditët në vijim, në takimet që do të zhvillohen, por në bazë të marrëveshjes janë dy prej partive të koalicionit të madh të PS-së që do të përfitojnë poste ministrore. PBDNJ ka fituar një mandat deputeti, ndaj edhe ka pretendimet për të drejtuar një ministri. Edhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë me marrjen e një mandati në Kuvendin e Shqipërisë, fiton automatikisht të drejtën për të kërkuar edhe një dikaster në qeverinë “Rama”.
KUSHTET E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT PARAELEKTORAL QË DUHET TË PËRMBUSHË PS
Në respektim të programit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, si drejtuese e këtij koalicioni garanton: 3.3 Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota, dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike; 3.4 Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror; 3.5 Kur një parti politike e koalicionit, drejtpërsëdrejti, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 23 qershorit, atëherë ajo ka të drejtë që të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve; 3.6 Partia që ka fituar një mandat me anë të zbatimit të formulës së shpërndarjes së mandateve, përfitimin e saj në lidhje me qeverisjen sipas pikës 3.5 duhet ta diskutojë edhe me partitë e tjera, të cilat kanë plotësuar numrin që u është dashur për të fituar një mandat;
NDARJA E POSTEVE PËR ALEATËT SIPAS MARRËVESHJES ME PS
PARTIA SOCIAL-DEMOKRATE
(SKËNDER GJINUSHI)
- Zv/ministër
- Poste në nivel Drejtorësh e Prefektësh (Qarku Tiranë,
Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Fier, Qarku
Elbasan)
PARTIA DEMOKRACIA-SOCIALE
(PASKAL MILO)
- Zv/ministër
- Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë,
Qarku Korçë, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Vlorë,
Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Elbasan)
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
(VANGJEL DULE)
- Ministër

Qarku Gjirokastër)
PARTIA SOCIALISTE E VËRTETË PSV ’91
(PETRO KOÇI)

Qarku Fier)
PARTIA LIGJ DHE DREJTËSI
(SPARTAK NGJELA)
- Ministër ?
Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë)
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE
(MARK FRROKU)

Qarku Shkodër)
(marre nga Gazeta Shqiptare)
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria 'Rama', emrat e kandidatëve për ministra Qeveria, Rama: 16 ministri e 3 ministra shteti. Berisha: Ndarje torte për orekse të sëmura