Manjani: Reforma te perfshije dhe ndryshimin e Kushtetutes
Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ylli Manjani shprehet se nder reformat qe duhet te beje qeveria e re, nuk duhet te perjashtohet ndryshimi i Kushtetutes. Sipas tij, reformat duhet te nisin me gjyqesorin, por nuk duhet te lihet jashte vemendjes dhe reforma ne sistemin politik. “Une pres qe ne te nisim te ndertojme shtet, me se pari gjykata. Ne funksion te kesaj edhe Kushtetua nuk eshte tabu. Shqiperia ka nevoje te korrigjoje disa gjera, qe na kane sjelle sistem politik te mbyllur. Eshte i mbyllur ne duart e pak njerezve”,- u shpreh Manjani. Perfaqesuesi i LSI-se shprehet se kjo mazhorance ka per detyre qe te ndertoje institucione te besueshme. “Ne Shqiperi kryereforma duhet te jete reforma e ndertimit te shtetit. Ne 100 vite ne kemi treguar se kemi ndertuar nje shtet politike, me pak institucioneve. Kjo eshte tipologjia e shtetit qe ne njohim, ate te pushtetarit. Ne kemi nje sfide qe ndoshta kjo qeveri edhe per shkak te rezultatit te zgjedhjeve, i ka mundesite qe te filloje ndertimin e reformave shtetformuese”,- u shpreh Manjani ne nje interviste per “Ora Nees”. Lidhur me etiketimin “qeveri e zgjedhur” per te majten, Manjani u shpreh se ligji shqiptar nuk percakton menyren sesi etiketohen dhe cfare funksioni kane kabinetet qe fitojne zgjedhjet, ne kohen qe s’ka mbaruar mandati i qeverise ekzistuese. “Periudha e tranzicionit duhet te zgjidhet me ligj. Nuk ka nje ligj te sakte se cfare duhet te beje qeveria ne ikje dhe cfare vendimesh mund te marre”,- u shpreh Manjani.
“Te rregullohet raporti i shtetit me klerin”
Nenkryetari i LSI, Ylli Manjani eshte ndalur dhe ne ceshtjen e Permetit dhe debati mes kishes dhe pushtetit vendor. Ai shpreh se ne te ardhmen, shteti duhet te kete nje raport me te qarte dhe me serioz me klerin. “Rasti i Permetit eshte per te qeshur dhe per te qare. E kam thene me pare, qe kjo ceshtje mund te ishte e bere qellimisht per te shmangur vemendjen. Raporti i shtetit me klerin duhet rregulluar. Ka ardhur rasti qe te deshmojme nje lloj serioziteti ne kete marredhenie”,- u shpreh dje Manjani.