Mburoja e NATO-s “irriton” Rusinë

Shefi i shtabit të forcave të armatosura ruse tha se Rusia wshtw duke u shtyrë në një garë të re të armatimit, për shkak të vendosjes së e planifikuar të një sistemi mbrojtës raketor nga NATO në Evropë.
Gjenerali, Nikolai Makarov, tha se Rusia ka filluar vendosjen e sistemeve të armëve të reja në enklavën e saj perëndimore, Kaliningrad, në mënyrë që kur mburojat raketore të NATO-s të jenë operacionale, parandaluesi bërthamor në mes të dy palëve të mbetet i baraspeshuar.
Washingtoni thotë se mburoja e planifikuar raketore është menduar për të parandaluar një sulm të mundshëm nga vende të tilla si Irani, por Rusia ka frikë se ajo do të bëjë arsenalin e saj bërthamor të paefektshëm.
NATO ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë për të ndërtuar së bashku një sistem të mbrojtjes raketore.