E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbushën furgonin me kanabis, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë është goditur nga Policia Kufitare në Gjirokastër, pas kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut.

Gjatë kontrollit të një furgoni në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë zbuluan rreth 88 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë. Droga ishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e automjetit.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë drejtuesi i furgonit dhe bashkëshortja e tij, banues në Tiranë

Policia dhe strukturat hetimore të Gjirokastrës, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›