E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen 12% e zyrave te gjendjeve civile

Qeveria mori dje vendimin per mbylljen e 12 per qind te zyrave te gjendjeve civile ne te gjithe vendin dhe shkurtimin e punonjesve te ketyre zyrave. Ne menyre unanime, ministrat miratuan projektligjin per strukturen, organiken dhe numrin e punonjesve te sherbimit te gjendjes civile ne bashkite dhe komunat e vendit, 52 prej te cileve kane dale ne menyre te menjehershme jashte skemes se trajtimit si te punesuar, e argumentuar kjo me faktin se po ristrukturohet dhe ky sistem. Ne relacionin shpjegues, qe shoqeron kete vendim, theksohet se do te mbyllen te gjitha ato zyra te gjendjeve civile, te cilat mbulojne nje territor qe ka nje numer popullsie me te vogel se 3000 banore. Me vendimin e ri per mbylljen e tyre, banoret e ketyre zonave do te jene te detyruar te kryejne veprimet ne njesine tjeter me te afert administrative. Ky vendimin shpjegohet me faktin, se ne kete njesi punonjesit e gjendjes civile nuk punonin me kohe te plote, per shkak te numrit te paket te popullsise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›