E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen Lojërat Olimpike, Londer 2012

Në mbrëmjen e së dielës u mbyllën Lojërat Olimpike 2012 me një cenermoni spaktakolare me më shumë se katër mijë performanca në mesin e të cilave edhe rock bendet britanike si The Who apo grupi i popit The Spice Girls.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Xhak Rozhe i quajti Lojërat “të lumtura dhe të shkëlqyeshme ndërsa shfaqi bindjen se shumë njerëz të rinj do të frymëzohen të merren me një sport ose ti realizojnë ëndrrat e tyre.

Flamuri zyrtar i Lojërave iu dorëzua kryetarit të Rio de Zhaneros, që do të jetë pritesi i Lojërave Olimpike në vitin 2016.

Gjatë Lojërave Olipike, Londer 2012 janë shënuar gjithsej 44 rekorde botërore.

Me 104 medalje të fituara, listës së shteteve më të suksesshme u prijnë Shtetet e Bashkuara pasuar nga Kina dhe Britania e Madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›