AK: Vendi e humbi sigurinë kombëtare, SHISH- i është i PD- së
Sarandë- Shkarkimi kreut të SHISH- it ka qenë dhe kryetema e takimit që kanë zhvilluar përfaqësuesit e AK- së me të rinjtë e Sarandës.
Sipas kreut të AK- së, Kreshnik Spahiu, veprimi i kryeministrit tregon vendosjen e SHISH- it nën pushtetin e tij.
Prej dy ditësh çdokush nga ju duhet te ruhet, mos flisni në telefon. Çdokush nga ju ka humbur jetën private, se Shqipëria ka humbur sigurinë kombëtare. Institucionet janë pushtuar nga një klan, i cili ka vendosur partinë mbi të gjitha, partinë mbi Shqipërinë, partinë mbi kombin. Prandaj këto janë muajt e fundit dhe vera e fundit e perandorit. Sot institucionet po shndërrohen, sot SHISH është shndërruar në një shërbim informativ partie,- u shpreh Spahiu.
Por Spahiu nuk ka lënë pa akuzuar qeverinë për shitje të tteritorit detar,apo privatizimin e naftës.
/IDEA/