E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen lojrat paraolimpike, shpallen fituesit

Kanë përfunduar ethet e garës së lojrave paraolimpike mes para dhe tetraplegjikëve .Çmimi i parë i shkon Besmir Sulaj nga Shkodra për peshëngritje, çmimin e dytë Iir Kola nga Korça dhe çmimin e tretë Tasim Sula nga Elbasani. E pranishmë në këtë aktivitet organizuar nga fondacioni Vodafone Albania, këshilli Britanik dhe komiteti olimpik shqiptar, ishte edhe zonja e parë Teuta Topi, e cila ka mbështetur gjithmonë këte kategori sociale njërëzish.
Fituesi Sulaj nga Shkodra ka ardhur jo vetëm me një falenderim por edhe me një mesazh për të gjithë garuesit.
Gjithashtu janë ndarë edhe çmime të tjera si ai e basketbollit ku fituan skuadrat e qytetit të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe çmimi i i pjesëmarjes ku u vlerësuan të gjitha rrethet që garuan. Lojrat Paraolimpike shqiptare erdhën në kuadër të javës së gjithëpërfshirjes duke u fokusuar në pesë disiplina sportive (basketboll, ping-pong, peshëngritje, atletikë dhe topi gol për të verbërit me qëllim krijimin e kushteve të barabarta për pjesëmarrjen aktive në jetën shoqërore të gjithë personave, pavarësisht kufizimeve fizike apo speciale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›