Duhanpirja, numri i të rinjve në rritje

Duhanpirësit janë në rritje dhe për fat të keq ky ves por prek gjithnjë e më shumë të rinjtë dhe femrat. Por specialistët e shëndetit shprehin shqetësimin se ka një rritje të numrit të fëmijëve që po pinë duhan.
Të dhënat në fjalë i referohen qytetit të Lezhës ku pavarësisht aksioneve sensibilizuese, asgjë mesazh ndërgjegjësues nuk ka dhënë efekt. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga vetë mësuesit se në shkolla pihet masivisht duhan.
Ndërsa mjekët thonë se pavarësisht se njihen dëmet deri në sëmundjet kanceroze, të rinjtë tregohen neglizhentë dhe pijnë në masë duhan.
Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Lezhë Sandër Marku duhen aplikuar edhe masa administrative për pirjen e duhanit në ambjente publike.
Gjatë gjithë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sensibilizuese me shkollat e qytetit të Lezhës për ti thënë stop pirjes së duhanit.