Mbyllen me humbje bursat boterore
Janë mbyllur me humbje bursat në të gjithë botën gjatë ditës së hënë, si pasoje e mungesës së zgjidhjes për krizën e Eurozonës, por edhe nga një faktor që mund të përkeqësojë në mënyrë thelbësore krizën, problemi i borxheve amerikane.
Raportimet për dështimin e komisionit te përbashkët midis republikanëve dhe demokatëve për gjetjen e një mënyre për shkurtimin e borxhit në SHBA është pranë dështimit, pati jehonë të menjëhershme në tregjet amerikane, me “Doë Jones” dhe “Nasdaq” që humbën 2,5% të vlerës së tyre.
Aktualisht, me 15 trilion dollarë borxhe, rreth 100% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, SHBA është kreditori më i madh në botë dhe mundësia, qoftë edhe minimale e një kolapsi në të ardhmen, do të ishte në gjendje të rrënonte të gjithë ekonominë botërore.
Ndërkohë, bursat e dy ekonomive më të mëdha europiane, ajo gjermane dhe franceze, pësuan gjithashtu rënie me 3% të vlerës së tyre gjatë ditës, në të njëjtën kohë që Spanja u shndërrua në vendin e tretë në dy javët e fundit që ndryshoi qeveri.