E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanksione te ashpra ndaj Iranit

E ndërsa Irani ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, ndërkombëtarët shtojnë sanksionet e tyre .

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kane njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, për shkak të rritjes së shqetësimeve për programin e tij bërthamor.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka folur për një “presion të fortë bllokues” ndaj Iranit.

Ndërsa Britania e Madhe deklaroi më parë se do të ndërpriste të gjitha lidhjet me bankat Iraniane. Kanadaja tha se kishte bllokuar eksportet për industritë e naftës, gazit dhe lëndët petro-kimike.

Një raport i OKB-së jepte prova të qarta se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, por vetë qeveria e Teheranit e mohon këtë gjë. Ajo insiston se programi i saj bërthamor ka vetëm qëllime civile.

Por pavarësisht raportit, Irani nuk u ndëshkua nga Këshilli i Sigurimit për shkak të qëndrimit kundër të Rusisë dhe Kinës te cilat I kane cilësuar sanksionet e reja si “të papranueshme” dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Më herët presidenti amerikan Barack Obama me anë të një dekreti të nënshkruar prej tij, tha se do të dënojë ashpër individët dhe subjektet që ndihmojnë në zhvillimin e naftës dhe industrisë petro-kimike në Iran, deri në momentin kur Republika Islamike do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›