Plani urbanistik nderhyrje emergjente ne pastrimin e Lumit te Tiranes
Pastrimi i Lumit të Tiranës, kërkon ndërhyrje emergjente për shkak të ndotjes së trashëguar në vite.
Grupi i punës për hartimin e planit urbanistik të kryeqytetit ka specifikuar dy fazat e ndërhyrjes që do të realizohen para nisjes së punës për zgjatimin e bulevardit siç përcaktohet në planin e ri urbanistik i cili do të jetë gati në muajin maj të vitit 2012.
Në fazën e parë, është parashikuar rehabilitimi i lumit të Tiranës, i cili është degraduar për shkak të depozitimit të mbetjeve, derdhjes së ujërave të zeza, ose për shkak të hedhjes së dherave duke e përdorur për shfrytëzim.
Pak kohë më parë, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar se janë përcaktuar detajet për rehabilitimin e lumit të Tiranës nga ura e Brarit deri tek ura e Kamzës për ndërtimin e arteries që më pas do ta lidhë këtë vepër të madhe me rezervuarin e Paskuqanit, për ndërtimin e një parku të ri.
Më pas, do të ndërhyhet për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për ngritjen e linjës së tramit për përmirësimin e trafikut.
Përfaqësuesi i komisionit për hartimin e planit urbanistik pranë këshillit bashkiak, Besnik Aliaj, ka bërë me dije se duhet bërë pastrimi i lumit përpara zgjatimit të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", i cili do të shkojë deri te stacioni i Trenit e në vazhdimësi sipas përcaktimeve të bëra.
"Lumi i Tiranës do të jetë emergjent. Ndërhyn në një nga zonat me impakt negativ mjedisor, ndër më katrastfofiket në qytet, pasi njerëzit në të shumtën e rasteve kanë depozituar mbetjet, kanë derdhur ujërat e zeza ose kanë hedhur dhera duke e përdorur për shfrytëzim", - ka deklaruar Aliaj. Kjo sipas tij, ka sjellë degradimin e këtij lumi.
Pak kohë më parë, edhe kryebashkiaku ka deklaruar se janë përcaktuar detajet për rehabilitimin e lumit të Tiranës nga Ura e Brarit tek ura e Kamzës për ndërtimin e arteries, që pastaj do ta lidhë këtë vepër të madhe të infrastrukturës me rezervuarin e Paskuqanit, për të ndërtuar atje një park të ri.
Sa i takon nisjes së punimeve për linjën e tramvajit, parashikohet të jetë një punë tepër voluminoze, që kërkon kohë dhe infrastrukturë për t'u zbatuar.
Për këtë Aliaj shton: "Administrata është duke punuar për të zhvilluar dhe testuar konceptimin e transportit me shina ose tramvaj në hapësirën midis linjës më të dendur, siç është qendra e Tiranës deri në Kombinat dhe anasjelltas.
Por do të jetë një operacion i vështirë, pasi bëhet për herë të parë në Shqipëri, operacion delikat që ka të bëjë me kulturën e punës dhe jetës në vendin tonë si dhe sigurimin e energjisë elektrike në 24 ore apo dhe shmangien e aksidenteve etj.
Pas sistemimit të këtyre dy fazave, më emergjente puna do të vijojë në zgjatjen e bulevardit.
Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak rreth dy javë më parë, këshilli bashkiak i kryeqytetit ka miratuar edhe vendimin që i hap udhë procesit të hartimit të projekteve konkrete të ndërhyrjeve që do të zhvillohen në kryeqytet.
Ndërhyrjet
Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak i është hapur udhë nisjes së punës për hartimin e planit të ri urbanistik, ku ekspertët kanë nisur të përcaktojnë ndërhyrjet e reja që do të zbatohen në kryeqytet për përmirësimin e infrastrukturës.
Ky plan do të përmbledhë në mënyre të detajuar punimet që do të zhvillohen për zgjerimin e bulevardit kryesor të kryeqytetit, por para se të bëhet kjo gjë, do të veprohet me sistemimin e lumit të Tiranës, e më pas do të vijohet me ndërtimin e tramvajit dhe Unazës së Madhe.
Njëkohësisht, ekspertët e Bashkisë kanë dërguar për financim dhe po punojnë edhe me Ministrinë e Transporteve planet për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Elbasanit dhe kthimin e saj në parametra më të mirë për trafikun hyrës dhe dalës nga lindja e qytetit tonë.
Për zbatimin e tyre, kanë nisur edhe negociatat me bankat evropiane, që do të ndihmojnë me sigurimin e fondeve që nevojiten.
Nga ana tjetër, po detajohen edhe termat e referencës për të ndërtuar terminalin e ri të autobusëve e më pas atë të tramit.
Sa i takon zgjidhjes së problemit të rënduar tëtrafikut, që për vite me radhë është bërë gangrenë për qarkullimin e lirë në kryeqytet, ekspertët kanë deklaruar se tashmë janë detajuar edhe termat e referencës për tramvajin e Tiranës.
Tramvaji do të realizohet në dy drejtimet kryesore: Kinostudio-Kombinat dhe drejtimin Veri-Jug, ku do të përfshihet edhe arteria që tashmë do të projektohet nga hekurudhë në rrugë, për tramin nga Stacioni aktual i Trenit, te stacioni i ri në dalje të Tiranës në zonën e Laprakës.