E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati i PD-LSI fiton zgjedhjet ne Trebinje

Pogradec 25 tetor NOA - Kandidati i i perbashket i koalicionit PD-LSI Fehim Jashallari ka mundur te fitoje zgjedhjet e zhvilluara diten e djeshme ne komunen Trebinje te Pogradecit per kryetar komune.

Keshtu konfirmojne te dhenat paraprake rreth ketij procesi zgjedhor duke bere me dije se ai ka marre 76 vota me teper kundrejt rivalit te tij te Partise Socialiste Behar Kastrioti i cili garoi per te njejtin post.

Keto zgjedhje u zhvilluan pas arrestimit disa muaj me pare te kryetarit te saj i ardhur nga radhet e Partise Socialiste Gjergji Buzo i akuzuar per shperdorimin e detyres dhe korrupsion pasiv me perfitime te medha parash.

Ne votim kishin per te marre pjese 2500 votues dhe mesohet se kane marre pjese rreth 51 e tyre.

Procesi i votimit mesohet se eshte zhvilluar normalisht ne nente qendrat e votimit te kesaj komune dhe ecuria e tij ka qene e kenaqshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›