E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen zgjedhjet në Itali, Berluskoni në avantazh

 

Sot u mbyllën kutitë e votimeve në Itali në orën 15. Zgjedhjet elektorale kanë filluar që dje, ku kutitë e votimeve u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 22 të mbrëmjes. Por edhe sot populli italian ka vazhduar të votojë deri në orën 15 të pasdites. Rezultatet e votimeve sipas Exit Poll janë të tilla PD-ja e Berluskonit është në avantazh me 42,5 % të votave. Ndërsa PD-ja e Veltronit po sipas Exit Poll ka arritur të marrë 40 % të votave. Sipas këtyre rezultateve Berluskoni është në avantazh.

Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar të zgjedhjeve në Itali. Deri tani mësohet se ka votuar afro 80 % e popullsisë.Xh.L

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›