E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku refuzon paratë e fotos nudo të Brunit

 

Mjeku pediatër zvicerian që drejton një shoqatë Kantha Bopha, organizuese e shumë spitaleve për fëmijë në Kamboxhia, ka refuzuar 91 mijë dollarë të ardhura nga shitja në ankand e fotos nudo të Karla Brunit, që i ishin dhuruar për bamirësi. Lajmin e bën të ditur e përjavshmja zviceriane 'Le Matin Dimanche'. Mjeku i ka thënë jo ofërtës për respekt të pacientëve të tij të vegjël, duke shpjeguar në një intervistë që nuk ka dashur që instituti i tij të përfshihet në përdorimin mediatik të lakuriqësisë së zonjës Bruni.

Ideja e kësaj dhurate është një mjet për t'u siguruar publicitet ankandit dhe famë fotografit. Kjo është një mënyrë për të përfituar nga ne tha ai. Në Kamboxhia lakuriqësia nuk kuptohet si në Perëndim dhe të pranosh para që vjen nga shrytëzimi i trupit femëror do të ishte një poshtërim. Lekët e fituara nga ankandi do t'i dorëzohenMinistrisë së Brendshme të Zvicrës, që do ta përdorë për të ndërtuar kanalizime të ujit për vendet e varfra.

Ankandi i fotos nudo të zonjës Bruni është zhvilluarnë 10 prill në Nju Jork dhe iu shit një koleksionisti kinez për 91 mijë dollarë( 58 000 euro). Imazhi në bardh e zi u realizua 15 vjet më parë nga Michel Comte dhe është një vepër arti, e bërë në 1993 kur zonja Bruni ishtë një modele që pozonte për një artist të famshëm dhe të respektuar. Kështu ka deklaruar Milena Sales, zëdhënësja e sallës së ankandeve Christie's.Xh.L

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›