E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve miraton propozimet e PS dhe PD

 

Komisioni I igjeve ka miratuar propozimet e PD-së dhe PS-së për disa ndryshime në kushtetutë që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor dhe institucionin e KQZ-së. Ndërkohë që janë shtyrë për nesër propozimet kryesore për ndryshime në kushtetutë, ku flitet për presidentin dhe kryeministrin. Anëtarët e Komisionit të ligjeve pasi kanë marrë në diskutim nenet në fjalë kanë miratuar propozimet për ndryshimet në ligjin themelor të shtetit të propozuar nga ana e PS-së për sistemin zgjedhor. Ndryshimet konsistojnë në sistem proporcional rajonal dhe për lista të mbylluara kandidatësh. Miratim të plotë kanë marrë edhe ndryshimet e propozuara nga PD për komisionin qëndror zgjedhor.

Partia Demokratike kërkoi shfuqizimin e pjesës së 12-të të kushtetutës që konsiston rreth përbërjes dhe fuqizimit të KQZ-së, ndryshim i cili mori miratim nga Komisioni. Ndërkaq anëtarët e këtij komisioni kanë shtyrë për nesër pikat më të nxehta të propozuara nga PD-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›