E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen zgjedhjet, plotesohet qeveria Rozeta Rapushi



Eduard Halimi dhe Aldo Bumci, jane dy emrat me te rinj qe do te jene pjese e kabinetit qeveritar. Ne prag te mbylljes se sesionit parlamentar, kete te enjte, kryeministri Sali Berisha, i propozoi dje Presidentit Bamir Topi, dy emrat e rinj per plotesimin e vendeve vakante ne qeveri, te krijuara para zgjedhjeve lokale te 8 majit. Keshtu, si Minister Drejtesie, kreu i qeverise propozon deputetin demokrat, juristin Eduard Halimi. I angazhuar se fundmi me Komisionin Hetimor per zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit. Halimi do te zevendesoje ne kete post, Bujar Nishanin aktualisht Minister i Brendshem, pas doreheqjes se Lulzim Bashes per kandidimin ne garen elektorale te 8 majit per Kryetar te Bashkise Tirane. Nje gare e fituar prej tij. Ndersa Aldo Bumcin, Berisha e propozon ne detyren e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne vend te ish kreut te kesaj ministrie, Ferdinand Xhaferaj, i cili u largua para zgjedhjeve te 8 majit, per shkak te kandidimit per postin e Kryetarit te Bashkise ne Durres. Te dy deputetet e Partise Demokratike, jane aktualisht anetare te Komisionit te Ligjeve dhe jane vazhdimisht aktive ne debatet publike. Per Aldo Bumcin kjo eshte hera e dyte, qe behet pjese e kabinetit qeveritar. Ai rikthehet ne Keshillin e Ministrave pas gati gjashte vjetesh, pasi mbajti per nje periudhe kohe ne qeverine e formuar nga Kryeministri Sali Berisha ne vitin 2005. Bumci mbajti postin e Ministrit te Drejtesise ne kabinetin e sapokrijuar ne ate kohe. Ndersa per deputetin Eduard Halimi, kjo eshte hera e pare qe perfshihet ne kabinetin qeveritar pas zgjedhjes se tij si deputet ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 si deputet i Qarkut te Durresit. Tashme pritet qe Presidenti Bamir Topi, te dekretoje emrat ne menyre qe te qeveria te formatohet teresisht. E qe ministrat e rinj te nisin sa me pare detyren e tyre, ata duhen dekretuar brenda dites se sotme, ose paraditen e se nesermes, ne menyre qe Kuvendi t’i miratoje ata ne seancen e fundit plenare per kete sesion parlamentar, qe do te zhvillohet diten e enjte. Me perfundimin e ketyre procedurave, qeveria ploteson vendet vakante te krijuara nga zgjedhjet lokale dhe shenon ndryshimin e pare te bere pas zhvillimit te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›