E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti braktis anetaret e Kolegjit

Megjithese mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise u thirr me kerkese te Presidentit te Republikes, njekohesisht kryetar i KLD-se, si nje reagim ndaj gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor, kreu i shtetit i cili eshte dhe garanti i ligjit themeltar te shtetit mungoi. Mund te mungonte ne cdo mbledhje te KLD-se, por tek kjo jo. Pasi ishte ne loje, jo vetem dinjiteti i tete anetareve te Kolegjit Zgjedhor, qe u perdhos nga nje parti politike, por dinjiteti i te gjithe punonjesve te policise. Dhe kjo mungese, e cila duhet te shpjegohet nje dite nga kreu i shtetit, nuk kishte si te mos binte ne sy. “Ku eshte Presidenti i Republikes? Ai duhet te ishte sot ne kete tryeze. Ai duhet t’u kishte kthyer nje pergjigje ketyre anetareve te Kolegjit Zgjedhor te cilet e kane kerkuar vete. Ata kerkojne nje mbeshtetje morale, kerkojne mbeshtetje institucionale. Kur nuk ua jep Presidenti i Republikes, si munden dot organizatat e tjera ta bejne kete gje? Ku eshte Presidenti i Republikes?”, tha anetarja e KLD-se, Lefteri Lleshi. Ajo ka theksuar se qendrimi i kreut te shtetit eshte i perseritur dhe gjithmone ndodh ne rastet kur ka ceshtje me rendesi dhe qe flasin per integritetin e gjyqtareve dhe gjithe sistemit te drejtesise. “Do te doja edhe nje pergjigje te Presidentit te Republikes qe ne rastet kur mbledhja e KLD ne rendin e dites ka ceshtje pikante, ai gjithnje mungon. Ai eshte vetem ne rastet e promovimeve te gjyqtareve. Ne rastin kur ne heqim imunitete ai nuk ndodhet, ne rastin kur Kolegji Zgjedhor kerkon mbrojtjen e tij, ai nuk ndodhet. Kur ne nuk e gjejme mbrojtjen tek Presidenti i Republikes qe eshte kryetari i KLD, ku do ta gjejme tjeter?. Do t’ia kerkojme Ambasades Amerikane, do t’ia kerkojme OSBE-se?”, tha dje gjate seances se djeshme anetarja e KDS-se, Lefteri Lleshi. Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu nuk ishte ne gjendje te shpjegonte mungesen e Presidentit, por te pakten ishte ne gjendje te mbronte integritetin e tete anetareve te Kolegjit. “Gjate zgjedhjes se 8 anetareve te Kolegjit Zgjedhor te dy partite paten mundesine per te perjashtuar gjyqtaret te cilet u hodhen ne short. Partia Socialiste dha konsensusin per te tete gjyqtaret e zgjedhur te cilet sot ushtrojne detyrat e anetarit te kolegjit zgjedhor duke dhene konsensusin dhe pelqimin per te 8 keta gjyqtare nga ana tjeter po me konsensus te mazhorances dhe opozites ne nenin 149 te kodit zgjedhor KLD i eshte hequr cdo kompetence mbi kolegjin zgjedhor. Kjo eshte dispozita dhe neni qe PS ka miratuar me konsensus”, tha Spahiu ne nje deklarate per mediat, pas perfundimit te mbledhjes se djeshme te KLD-se. Lidhur me akuzat qe PS-ja ka bere per anetaret e Kolegjit, Spahiu tha se nese ka fakte opozita duhet t’i adresoje ato ne Prokurori. Zevendesministrja e Drejtesise Brikena Kasmi tha se KLD-ja duhet te heqe dore nga te berit politike ne sallat e tij. Ajo kerkoi nga ky institucion qe te ushtroje te drejtat e tij ne mbrojtje te gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor dhe jo vetem te distancohet sic u kerkua nga nenkryetari Spahiu. Ne te kundert, ajo tha se KLD-ja duhet te jap doreheqjen. “Eshte vendi qe KLD per here te pare ne fakt ne historine e vet te perfshihet ne diskutime politike dhe eshte vendi qe ne te kerkojme distancimin nga diskutimet politike, te kerkojme garantimin dhe sigurine e Kolegjit Zgjedhor, te kerkojme mos cenimin e dinjitetit dhe integritetit te anetareve te Kolegjit Zgjedhor per dy arsye”, tha Kasmi. Edhe pas mbledhjes dy oreshe, nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu i pasoi argumentet juridike ne favor te tete anetareve te Kolegjit. Ai u shpreh se anetaret e Kolegjit kane mandat te dyfishte per t’i mbrojtur nga etiketime politike.

Spahiu

“Do te thoja se per ceshtjet dhe akuzat qe ngrihen per gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor jane akuza qe nese ka fakte Partia Socialiste apo cdo politikan duhet t’i adresoje ne prokurori. Partia Socialiste dha konsensusin per te tete gjyqtaret e zgjedhur te cilet sot ushtrojne detyrat e anetarit te kolegjit zgjedhor duke dhene konsensusin”, tha Spahiu

Akuzat

“Ku eshte Presidenti i Republikes? Ai duhet te ishte sot ne kete tryeze. Ai duhet t’u kishte kthyer nje pergjigje ketyre anetareve te Kolegjit Zgjedhor te cilet e kane kerkuar vete. Ata kerkojne nje mbeshtetje morale, kerkojne mbeshtetje institucionale.

Reagimi i presidences per mungesen e kreut te shtetit ne mbledhjen e KLD”, tha Lleshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›