“Zgjedhjet mbaruan, tani duhet dialog” Rozeta Rapushi
Zgjedhjet mbaruan, tashme eshte koha qe Shqiperia te realizoje te gjitha reformat per integrimin evropian. Keshtu u shpreh dje Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle, pas perfundimit te takimit ne Keshillin e Stabilizim Asociimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Reagimi i pare i detajuar qe vjen pas zgjedhjeve lokale te 8 Majit ne vendin tone. Fyle jashte qendrimit te perbashket te Bashkimit Evropian per situaten paszgjedhore ne Shqiperi, kritikoi dje opoziten, per qendrimin qe vijon te mbaje jashte institucioneve ligjore dhe kushtetuese, duke theksuar faktin se kjo nuk eshte nje praktike e Bashkimit Evropian. “Koha e zgjedhjeve mbaroi. Pres qe partite politike, te reflektojne mbi punen e bere dhe mbi realizimin e 12 prioriteteve dhe t’i kthejne sfidat ne mundesi per aspiraten e Bashkimit Evropian dhe reformen zgjedhore. Ka nevoje per nje platforme te perbashket, qe pozita dhe opozita te bashkepunojne. Shqiperia duhet te kete nje opozite konstruktive, duke marre pjese ne komisione dhe Parlament. Te mos marresh pjese ne institucione, nuk eshte pjese e axhendes se BE-se”, u shpreh Fyle. Sipas tij, tashme forcat politike duhet te bejne me te miren per vendin dhe te gjejne nje zgjidhje per stanjacionin politik. “Kam parasysh ketu, aspiraten per ne Bashkimin Evropian dhe kornizen ligjore. Duhet te punojne per institucionet demokratike. Une besoj se opozita duhet te marre pjese ne Parlament, ne seanca plenare, pasi shume ligje kerkojne shumicen e votave dhe kjo eshte me e mira per Shqiperine dhe qytetaret e saj”, vijoi qendrimin e tij Fyle. Sipas tij, kjo eshte edhe kerkesa qe ju percoll pales shqiptare, se ajo cka eshte e domosdoshme ne kete moment, eshte bashkepunimi politik, ne menyre qe Shqiperia te mendoje seriozisht per Bashkimin Evropian. Fyle ritheksoi qendrimin e unionit, per zgjerimin e metejshem dhe mbeshtetjen e vendeve te Ballkanit Perendimor. Por sipas tij, per te arritur deri ketu, eshte e domosdoshme qe palet te bashkepunojne dhe te realizojne reformat, kerkesat qe vijne nga Komisioni Evropian. “Eshte jetike qe ne Shqiperi, qeveria dhe opozita te perdorin te gjitha mundesite me te mira gjate ketyre javeve, para se te prezantohet opinioni i ri per Shqiperine ne muajt e fundit te vitit”, u theksua pas takimit te djeshem. Ajo cka BE kerkon dhe me konkretisht Presidenca Polake, eshte progresi ne te gjitha reformat qe per BE-ne, realizimi i tyre eshte vetem ne doren e Shqiperise. “Nuk eshte Bashkimi Evropian apo Polonia qe do te bejne punen per ju, por ju vete”, theksuan palet pas takimit.