E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet ANKETA: Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, Njerëzit e Vitit 2011

Share

Katër demonstruesit e vrarë më 21 janar 2011 nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha janë shpallur Njerëzit e Vitit në anketën e gazetës Tema. Për dhjetë ditë rresht lexuesit kanë votuar në anketën Njeriu i Vitit 2011 dhe kanë dhënë votat me një diferencë të ndjeshme për katër të vrarët e 21 Qershorit.

I dyti pas tyre është lideri i opozitës, Edi Rama, dhe i treti si surprizë, drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Mobilizimi i fansave të tij online, sidomos ditën e sotme, ka rritur ndejshëm diferencën e tij me Edi Ramën duke kaluar në disa momente dhe para tij.

Interesant është dhe rivaliteti mes Dritan Priftit dhe Sali Berishës, njëri si denoncues dhe tjetri si i denoncuar i madh i këtij viti.

Nga shoqëria civile në krye të listës qëndron Flora Hanelli, pedagogia që u bë e njohur për betejën e saj me Lulëzim Bashën gjatë një takimi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në mes të fushatës elektorale, ndërsa gazetari Artan Hoxha përfaqëson gazetarët dhe punën e tyre gjatë vitit 2011.

Votuesit kanë dominuar po ashtu presidentin Bamir Topi, Albin Kurtin dhe eurodeputeten Tanja Fajon, e cila ka rol kyç në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›