Fol Shqip, AK: Të lëmë mënjanë gjuhët e huaja
Tiranë- ”Të lëmë mënjanë gjuhët e huaja, të cilat janë kusht për integrim, dhe të fokusohemi, të luftojmë e të sakrifikojme, të artikulojmë gjuhën tonë të pasur e të vyer, gjuhën e ngjyrës kuqezi, gjuhën e Shqiptarëve”. Ky është mesazhi që ka përcjellë Aleanca Kuq e Zi gjatë nismës së saj Fol Shqip në Romë të Italisë.
Ndër të tjera Ak-ja u bëri thirrje prindërve që jetojnë në emigrim ti mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.
” Shprehuni shqip prindër, dhe pasuroni gjuhën e fëmijëve tuaj.”- u shpreh përfaqësuesja e AK-së, Klejda Zalebeu.
Ndër të tjera nënkryetari i Ak-së në Romë, Guxim Kola deklaroi se mësimi i shqipes është një dritare më shumë për fëmijët e emigrantëve, nëse një ditë do të duan të kthehen në Shqipëri.
Mësimi i gjuhës amtare nga femijët në emigracion u jep edhe atyre një mundësi zgjedhjeje nëse një të nesërme do të duan të shohin nga Shqipëria.- u shpreh Kola.
Fol Shqip është nisma e Alenacës Kuq e Zi e cila ka si qellim ndihmesen dhe sensibilizimin e emigrantëve shqiptarë në botë që të mos harrojnë gjuhen shqipe, dhe tja përcjellin atë edhe fëmijëve të tyre. Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetra familje shqiptare që jetojnë në Romë të Italisë.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Fëmijët e emigrantëve, AK-ja nis fushatën për mësimin e shqipes Tiranë- Fol vetëm shqip është fushata kundër asimilimit të shqiptarëve...
- Kosova vijon të vuajë mungesën e investimeve të huaja Ndonëse zyrtarët e institucioneve vazhdimisht premtojnë se do të vijnë...
- Kriza financiare prek edhe librin shqip Tiranë- Në stendat e Panairit të 14-të të Librit Tirana...