Mbyllet Gërdeci, prokuroria heton trafikun e armëve
Sot do jepet pretenca e prokurorisë për shpërthimin e Gërdecit. Jashtë hetimit kanë mbetur emrat kryesorë të politikës dhe me lidhje në politikë si Fatmir Mediu e Shkëlzen Berisha. Ndërkohë, prokuroria po heton tani intensivisht për dosjen e trafikut të armëve përmes Gërdecit drejt Rinasit. Sipas burimeve të prokurorisë, që nga muaji shkurt 2011 hetuesit kanë marrë nën hetim dosjen voluminoze të dyshimit të trafikut të armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të botës. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve, dosja penale e ndarë nga ajo e tragjedisë së Gërdecit prej tetë muajve ndodhet në zyrat e prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi. Trafiku u denoncua nga Kosta Trebicka, një biznesmen që gjeti vdekjen në mënyrë misterioze. Për këtë trafik raportoi edhe Nju Jork Tajms. Në SHBA u zhvilluan disa gjyqe e të tjerë janë në pritje për këtë trafik armësh, në qendër të të cilit në SHBA është Efraim Diveroli. Ndërkohë në Shqipëri gjërat nuk lëvizën për tre vite. Tani prokuroria thotë se po heton intensivisht për kontratat e MEICO-së. Sërish në këtë skandal shfaqet emri i Shkëlzen Berishës, të cilin Diveroli në një bisedë me Trebickën.