Digjet makina e kreut të Policisë Bashkiake në Vlorë
Persona të paidentifikuar kanë djekur makinën e kreut të Policisë Bashkiake në Vlorë, Ardian Veliu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të ditës së sotme, në lagjen Isa Boletini ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së drejtorit të Policisë Bashkiake.
Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje dhe autorët.
Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që ndodh në Vlorë, teksa pak ditë më parë u ekzekutua në mënyrë mafioze në mes të qytetit gjyqtari Skerdilajd Konomi, autorët e të cilit nuk janë gjendur ende.