E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbyllet Java e 31-të e Superiores, Egnatia barazon dhe vazhdon kryesimin

TIRANË, 27 mars/ATSH/ U mbyll sot Java e 31-të e Abbisnet Superiore me tri ndeshjet e mbetura.

Në orën 17:00 u luajtën dy ndeshje: Teuta – Skënderbeu dhe Dinamo – Partizani.

Teuta fitoi 1 me 0 përballë Skënderbeut, me gol të shënuar në minutën e 11-të me Tomas, i cili shtyu me rrëshqitje topin drejt rrjetës, gol që u akordua pas konsultimit me sistemin VAR. Rastet ishin të pakta më pas, ku të dyja skuadrat nuk u treguan të qarta në aksionet e tyre. Kështu Teuta mori tri pikë të çmuara për mbijetesën në Superiore.

Në “Elbasan Arena” Dinamo fitoi 1-0 derbin me Partizanin, me golin e Zabërgjasë në minutën e 59-të, pas një topi të dhuruar nga “demat”. Në minutat shtesë të lojës Domgjoni humbi rastin më të mirë për të barazuar ndeshjen, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke goditur traversën e portës dinamovite.

Ndeshja e tretë e ditës së sotme, ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë, e luajtur në orën 20:00, u mbyll me rezultatin e barabartë 2 me 2.

Ishte Lushkja që në minutën e 20-të kaloi rrogozhinasit në avantazh, pas një goditjeje të saktë në hyrje të zonës. Vllaznia shtoi presionin ndaj portës vendase dhe Mala arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 80-të. Në të 86-ën minutë braziliani Fernando kaloi në epërsi për herë të dytë vendasit, ndërsa 3 minuta më vonë (’89) Gruda barazoi përsëri rezultatin për shkodranët nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky barazim e mban Egnatian në krye të renditjes së kategorisë Superiore me 55 pikë, e shkëputur 1 pikë nga Dinamo dhe 4 pikë nga Vllaznia e vendit të tretë. Në vend të 4-rt renditet Partizani me 44 pikë.

Renditja vazhdon me AF Elbasanin me 40 pikë; Laçi, Teuta e Bylis me nga 33 pikë.

Tabelën e renditjes e mbyllin Tirana me 32 pikë dhe Skënderbeu me 30.

Rezultatet e Javës së 31-të të Superligës:

Laçi – AF Elbasani 0-1

Tirana – Bylis 2-2

Teuta – Skënderbeu 1-0

Dinamo – Partizani 1-0

Egnatia – Vllaznoa 2-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›