E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet “Maratona e Tiranës”, garuan 3000 mijë vrapues nga bota

Për herë të parë Tirana bashkohet me metropolet e mëdha të botës,duke organizuar Maratonën Ndërkombëtare. Për më shumë se 3 orë, rrugët e kryeqytetit kanë qënë nën pushtetin e 3000 maratonomakëve, që kanë vrapuar duke sjellë një atmosferë sportive, por mbi të gjitha me një mesazh të jashtëzakonshëm për gjithë qytetarët. Ceremonia nisi me fjalët përshëndetëse të kryebashkiakut Lulzim

Basha, ministrit të Kulturës Aldo Bumci si dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha.
 

“E organizuar në kuadër të 100-vjetorit vjen si një perlë e vërtetë në kurorën e këtij 100-vjetori. Që të fitosh maratonën, duhet të dëshmosh vullnet të hekurt. Të tregohet dëshmi e një vullneti të hekurt në një maratonë si në çdo proces të vështirë, nuk fiton më i shpejti, më i forti, fiton vullneti dhe më i vullnetshmi. Sot sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar tek ju, tek lajmëtari i fitores. Kjo maratonë organizohet gjithashtu në prag të një viti elektoral dhe është një ogur i mbarë”, tha Berisha.
 

“Tirana është sot një qytet plot shpresë. Bashkia do të bëjë gjithcka për ta kthyer Tiranën në një qytet modern europian”, u shpreh Basha.
 

Ndërsa ministri Bumci u shpreh se “Sportistët duke ardhur në Tiranë i dhanë jetë ngjarjes”.
 

Gara sipas kategorive ka sjellë edhe fitues të ndryshëm, por cmimi i madh i ka shkuar një atleteje nga Moldavia, Zvetlana Shebeljevës.
Në disa moment të saj gara ka sjellë emocione dhe shpirt gare, ku ka pasur edhe vrapues që këtë maratonë e kanë shfrytëzuar për solidaritet.

Një rast i veçantë ka qënë ai i sjellë nga Albi Greva, i Fondacionit Vodafonë Albania që ka vrapuar për të mbledhur fonde për një fëmijë 3 vjeç me tumor në sy. Gjithsesi maratona e Tiranës do të hyjë në histori si e para e këtij lloji në vendin tone, duke iu bashkuar iniciativës mbarëbotërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›