E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret me litar 50-vjeçari, dyshohet nga depresioni

Një person i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku është vetëvarur 50-vjeçari Ndue Gjoni.

Burime nga policia e Lezhës bejnë me dije se Gjoni është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij. Nga hetimet paraprake të bluve dyshohet kanë qenë shkaqet depresive, të cilat e kanë shtyrë 50 vjecarin drejt aktit të vetëflijimit.

Mësohet se 50-vjeçari ishte në gjendje depresioni për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›