E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet Olimpiada në Vankuver, Kanadaja fitoi më shumë medalje



Në Vankuver të Kanadasë u mbyllën Lojërat Olimpike, ndërsa përgjegjësia për lojërat e radhës iu dha qytetit rus Soçi në Detin e Zi, që do të organizojë olimpiadën dimërore 2014.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, e lëvdoi Vankuverin për organizimin e siç tha "lojërave të shkëlqyera dhe miqësore".

Duke folur në ceremoninë përmbyllëse, Rozhe gjithashtu i bëri homazhe Nodar Kumaritashvilit, gjeorgjianit 21 vjeçar, i cili e humbi jetën gjatë stërvitjes pak para fillimit të lojërave në 12 shkurt.

Më herët, Kanadaja e fitoi medaljen e artë të 14-të, kur ekipi i meshkujve në hokej i mundi Shtetet e Bashkuara 3-2 në lojën shtesë. Kanadaja shënoi rekord të ri pasi rekordin e mëparshëm me 13 medalje të arta e mbanin Bashkimi Sovjetik dhe Norvegjia.

Me medaljen e argjendtë në hokej, SHBA fituan gjithsejt 37 medalje, që është numri më i madh i fituar në Lojërat Dimërore.

Kanadaja fitoi gjithsej 30 medalje ndërsa Gjermania 26.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›