Java 22, Skënderbeu – Shkumbini 1-0

www.gazetaret.com – Skënderbeu mposhti 1-0 Shkumbinin në ndeshjen e prapambetur të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, takim që mbylli edhe 11 javët e fazës së dytë e përcaktoi përfundimisht kalendarin e fazës së tretë.
Golin e vetëm të takimit e shënoi blerja dimërore e Skënderbeut, Robert Grizha në minutën e 4-t, në një takim ky të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonë të kuq të Klevis Roshit të Skënderbeut dhe Ahmed Mujdragiçit të Shkumbinit.
Për Skënderbeun, lojtarët e të cilët u shpërblyen në total me nga 10 milionë lekë nga presidenti Agim Zeqo, kjo ishte fitorja e dytë në harkun e katër ditëve, pas asaj kundër Teutës (3-0).
Më fitoren e sotme, Skënderbeu u ngjit në kuotën e 21 pikëve, me dy më shumë se Gramozi i vendit të fundit të Superligës, 19 pikë, dhe dy pikë më pak se Kastrioti i vendit të 10-të (zona play-off)
Në javën e parë të fazës së tretë Skënderbeu do të luajë në Kavajë kundër Besës së vendit të dytë, ndërkohë që Shkumbini do të luajë kundër Vllaznisë.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 22
28.02.2010, 13:00
Skënderbeu-Shkumbini 1-0
Shënues: Robert Grizha 4’
Kartonë të kuq: Roshi (S)/ Mujdragic(SH)
FAZA E TRETË
Java 23
Dinamo-Gramozi
Besa-Skënderbeu
Tirana-Kastrioti
Laçi-Flamurtari
Shkumbini-Vllaznia
Teuta-Apolonia
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 28 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili