E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili: 708 të vrarë nga tërmeti dhe cunami



Presidentja e Kilit Mishel Bakelet tha se bilanci i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kilin të shtunëN ka shkuar në 708 dhe mund të rritet.

Pamjet televizive nga porti Konstitusion, rreth 350 km nga kryeqyteti Santiago, treguan shtëpi të shembura nga tërmeti dhe cunami, i cili mori me vete anije peshkimi dhe automjete.

Tërmeti me fuqi 8.8 shkallë Rihter është ndër më të fuqishmit që është regjistruar ndonjëherë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›