E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllet Panairi “Ditët e Bujqësisë”, mbi 100 kompani morën pjesë. Fokus eksportet dhe investimet

E premtja ishte dita e fundit e Panairit të Bujqësisë, i zhvilluar në qytetin e Lushnjës. Gjatë tre ditëve të këtij eventi të rëndësishëm, morën pjesë mbi 100 kompani shqiptare dhe të huaja, të cilat patën mundësinë të promovonin produktet e tyre.

“Ditët e Bujqësisë” është një platformë që synon të lidhë agrobizneset dhe sipërmarrjet me ekspertë të industrisë, fermerë dhe investitorë nga vendi dhe rajoni.

Për të katërtin vit radhazi, “Ditët e Panairit” u fokusuan kryesisht në eksportet e prodhimeve bujqësore, bujqësinë e qëndrueshme, si dhe në rritjen e standardeve të agrobizneseve dhe sektorëve të tjerë të përfshirë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›