E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Varr" gjigant per pesticidet

RUBIK - Banoret e Rubikut jane vene ne alarm per faktin se ne territorin e qytetit, rreth 700 metra nga ekstremi verior i tij, nje firme gjermane, "Strabak", ka filluar ndertimin e nje grope qe ata e cilesojne varr gjigant. Ata besojne se ne te, do te groposen mbeturina te rrezikshme per jeten e banoreve, mbetje metalike dhe pesticide te ndryshme. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e ashper te zyrtareve vendore qe kane mbledhur me urgjence Keshillin Bashkiak dhe i jane drejtuar me nje leter publike Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes per marrjen e masave te menjehershme. Gropa gjigante qe shkon ne disa qindra metra katrore, tashme eshte ne te perfunduar dhe pritet nga dita ne dite hedhja e mbetjeve te ndryshme, per te cilat ende nuk ka asnje hollesi per perberjen e tyre. Nje investim i tille nisi rreth dy muaj ne afersi te Uzines se Superfosfatit ne Lac, por ai u pezullua per shkak te rezistences se banoreve, te cilet paten protestuan ashper kunder saj.

Sakaq, punonjesit qe merren me ndertimin e saj thone se ne kete grope do te demolohen shtresat e ndryshme te ish-Metalurgjise se Rubikut, ndertuar qe me 1938 nga italianet dhe mbyllur dy dekada me pare. Por sipas specialisteve ne Rubik dhe anetareve te Keshillit Bashkiak, nje intervenim i tille nuk eshte i nevojshem, pasi sipas tyre, mbetjet ne Uzinen e Rubikut nuk kane pasur kurre elemente me permbajtje te rrezikshme cianuri. Madje ata thone se fakti qe per ndertimin e gropes per hedhjen e mbetjeve te Metalurgjise, jane vene ne dispozicion plot 4,2 milione euro, bie ndesh me argumentin qe ne preventivat perkatese te inxhiniereve thuhet se me 3,5 milione USD, e gjithe fabrika mund te vihet ne pune efektive per shkrirjen e bakrit. Pra, vijojne ata, per ta vene ne pune uzinen kerkohet shume me pak para se sa per asgjesimin e saj.

Dyshimet

Ajo qe eshte me e rendesishme, sikunder u theksua ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, ne kete grope gjigante ne shtratin e lumit Fan, dyshohet se do te groposen mbetje teknologjike te rrezikshmerise se larte, qe do te kene impakt negativ edhe per zonen e Kurbinit, e cila pershkohet nga rrjedha e ketij lumi. Ideatoret e ndertimit te ketij "varri" gjigant mbetjesh teknologjike e kane bere kete ndertim ne nje prone te Uzines se Rubikut, qe eshte nen juridiksionin e Ministrise se Energjetikes, pasi ne ate vend kane qene te magazinuara skorjet e Uzines.

Vendoret

Nen keto dyshime, Keshilli Bashkiak i qytetit, nje dite me pare ka bere nje mbledhje urgjente per te sqaruar situaten. Kjo ka ardhur pas ankesave te shumta te banoreve te cilet e kane pare me shume shqetesim kete ngjarje. Anetaret e Keshillit, Shpresa Nikolla dhe Pashk Gjokaza kane kerkuar mbledhjen urgjente dhe gjate diskutimit te tyre vune ne dijeni anetaret se ky ndertim eshte i rrezikshem dhe se duheshin dhene shpjegime nga realizuesit e ketij projekti. "Ne nuk dime asgje per kete investim, nuk na jane dhene informacione dhe se cfare mbetjesh te rrezikshme do te groposen aty", kane thene perfaqesuesit e Keshillit Bashkiak. Ne mbledhje, pervec qytetareve te shumte ka marre pjese edhe kryetari i Shoqates se Ambientalisteve ne Rubik, Gjin Biba, i cili eshte shprehur gjithashtu, se shoqata qe drejton nuk eshte vene ne dijeni per kete ndertim. Grisen posterat e Keshillit

Edhe pse perfaqesuesit vendore kane vendosur postera gjigante ku njoftonin banoret te merrnin pjese ne mbeshtetje te Keshillit Bashkiak, njerez misterioze i kane grisur menjehere ato. Megjithate anetaret e keshillit dhe qytetaret kane diskutuar gjate per shqetesimin e tyre dhe te banoreve te tjere dhe ne fund kane vendosur t'i drejtohen Ministrise se Energjetikes dhe asaj te Mjedisit per sqarime te metejshme. Ajo c'fare ka bere pershtypje me shume ne kete mbledhje, eshte fakti se kane munguar disa anetare te keshillit. Per me se dy ore pjesemarresit kane diskutuar per zgjidhjen e situates, pasi ne te ardhmen mbetjet teknologjike mund te beheshin nje rrezik serioz per jeten e qytetareve. Drejtues vendore thane per gazeten "KJ" se nuk jane njoftuar zyrtarisht per kete projekt dhe ndertim, pasi investimi kryhet ne ambientet e Uzines se Bakrit ne Rubik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›