E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet WhatsApp në Rusi, Kremlini: Nuk zbatonte ligjet vendase

Rusia ka bllokuar Whatsapp për shkak se ky shërbim mesazhesh dhe telefonatash ka dështuar në përputhshmërinë me legjislacionin rus, siç u shpreh Kremlini të enjten.

“Një vendimi i tillë është marrë dhe është zbatuar”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, DmitrPpeskov kur u pyet për vërtetësinë e raportimeve për një lëvizje të tillë, duke shtuar se kompania meta që zotëron Whatsapp mund të rinisë operacionet në vendin  e tij nëse përbush kërkesat e ligjeve ruse dhe hyn në dialog, por nëse refuzonte, nuk kishte mundësi për rifillim të këtyre operacioneve.

Kompania lëvizjen ruse e cilësoi një hap pas. “Të përpiqesh të izolosh më shumë se 100 milionë përdorues nga komunikimi i sigurt dhe privat është një hap pas”, nënvizoi Meta në një deklaratë. Agjencia ruse e lajmeve Tass kishte raportuar që në fillim të vitit që Whatsapp pritej të bllokohej plotësisht në vend në 2026-ën.  

“Masa kaq të rrepta janë absolutisht të justifikuara, duke qenë se Rusia kompaninë Meta e ka shpallur organizatë ekstremiste”, u shpreh ndërkohë një zyrtar rus për korporatën britanike të transmetimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›