E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Gjykatat dhanë 12 mln € për llumin e pastruar nga Vettingu, kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjykatat, sipas tij, kanë dhënë deri më tani 92 vendime në favor të gjykatësve e prokurorëve që u nxorën nga sistemi i drejtësisë nga procesi i Vettingut.

Në një postim në X, Rama shkruan se një shifër prej 12 milion eurosh nga buxheti i shtetit ka shkuar si trajtim financiar për ta, teksa shton se vendimet janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa një vendim të formës së prerë.

Sipas kryeministrit, kjo quhet “drejtësi e papërgjegjshme”.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!  Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim! Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›