Mbyllet kampionati me fishekzjarre, Dinamo kampione e Shqiperise Aranit Muraci
Kapiteni i ekipit te Dinamos, Arjan Pisha ngriti ne fund te ndeshjes se djeshme, me kavajasit trofeun e lakmuar per nje sezon me radhe dhe shampanja ne "Qemal Stafa" derdhet "lume". Lojtare dhe drejtuesit e ekipit blu nisen festen e madhe te nje suksesi te merituar, tifozeria bashkohet ne feste dhe kundershtari qe e rivalizoi per dy faza me radhe, i jep nje urim te posacem per titullin kampion. Feste, fishekzjarre per te festuar titullin kampion pas nje gare qe zgjati per 33 jave. Dinamo ngre trofeun e kampiones se Shqiperise, per here te 18-te ne historine e saj. Blute kryeqytetas siguruan serish pas dy sezonesh, titullin kampion. Por ndryshe nga finalja e dy sezoneve me pare, ndaj Partizanit, kur u vendos fituesi ne fund te ndeshjes, blute e siguruan sivjet titullin me heret, pasi e dominuan plotesisht, nga fillimi dhe deri ne fund te gares. Ne drejtimin e trajnerit Shkelqim Muca, skuadra dinamove triumfoi perballe rivaleve te saj, shume shpejt, aq sa sfida e fundit me kavajasit sherbeu thjesht si formalitet. Fitorja 4-3 ndaj Beses sherbeu sa per statistike. Dje ne stadiumin "Qemal Stafa" takimi mes Beses deh Dinamos i ka ngjare nje feste te vertete. Te pranishem ne kete ndeshje finale te kampionatit kane qene tifoze te shumte te Dinamos, por edhe te Beses. Dy ekipet rivale per dy sezone, kane mbyllur nje gare te denje mes tyre, duke ndare ne fund secila nga nje trofe. Me e fituar doli pikerisht skuadra kryeqytetase qe do te perfaqesoje vendin tone ne "Champions", per sezonin e ri. Dinamo e nisi me pretendime te larte sezonin dhe e arriti objektivin me shpejt. Nje skuader e organizuar mire dhe funksionoi deri ne fund te sezonit. Jo me kot, si rralle ne historine e kampionatit tone, disa jave para se te mbyllej gara Dinamo e siguroi matematikisht titullin kampion. Me nje kontingjent lojtaresh, te gjithe me eksperience, duke filluar me portierin Kotorri, mbrojtesin Pisha, mesfushorin Allmuca dhe me radhe, Bakajn, Kulin, etj, Dinamo arriti te kurorezohej me merite te plote. Drejtuesit dinamovite kishin pergatitur me kohe festen, duke ftuar edhe rivalen ne fund, Besen e Kavajes. Pas ndeshjes gjithcka ka kaluar me feste.
Sulmuesi
Xhafaj, gol ndaj Dinamos dhe fiton "Kepucen e Arte"
Sulmuesi i Beses se Kavajes, Daniel Xhafaj arriti te fitoje trofeun e "Kepuces se Arte" te ketij sezoni. Sulmuesi Xhafaj u vu ne krye te golashenuesve vetem nje jave me pare. Para ndeshjes me Dinamon ai kishte rival te vetem Elis Bakajn, por qe ne fillim te pjeses se pare vlonjate realizoi gol dhe e thelloi ne tre gola diferencen me ndjekesin me te afert, duke triumfuar ne aspektin personal. Xhafaj ka qene nje nder sulmuesit me aktive dhe me te rendesishem per ekipin kavajas, gjate ketij sezoni.
Kategoria Superiore
Java 33
Skenderbeu - Tirana 2-2
Nestorovic 2', Cajku 48' / Abilaliaj 46', Sorra 49'
Vllaznia - Teuta 0-2
Mile 47', 50'
Flamurtari - Shkumbini 3-2
Shehaj 30', Lena 85'
Kastrioti - Laci 1-0
Kalari 78'
Gramozi - Apolonia 3-0
Dos Santos 16', 53', Metani 37'
Dinamo - Besa
Dinamo 58
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Kastrioti 42
Apolonia 38
Gramozi 26