E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ne Strasburg, me variantin e Bosh Denis Dedej

Sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne Partine Socialiste, Arta Dade, beri dje te ditura detajet rreth takimit midis kryetarit te PS, Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha, me zyrtaret e larte te BE ne Strasburg. Ne nje komunikim per mediat, zyrtarja e larte socialiste, u shpreh se zgjidhja e permendur nga perfaqesuesi i OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosh, do te jete nje pikenisje ne takimin per zgjidhjen e situates aktuale politike. "Ky dokument eshte ndare dhe eshte diskutuar edhe me nderkombetaret ne Tirane e sigurisht, vijoi ajo, u artikulua permes ambasadorit Robert Bosh, i cili u vu si target i sulmeve te kryeministrit. Besoj qe perben nje baze te mire, per t'u formalizuar tashme dhe ne Strasburg. Do te ishim dakord me hapjen e materialeve zgjedhore, te cilat pastaj ne vleresimin e Komisionit te Venecias, te na conin dhe te hapja e kutive te votave, do te thote qe eshte PS qe ne vazhdimesi ka ofruar disa here kompromis", sqaroi Dade qendrimin qe do te mbaje PS ne Strasburg. Per sa i perket takimit te nivelit te larte, deputetja e grupit parlamentar socialist shprehu besimin qe meqenese delegacioni i PS mberrin diku pak pas mesdites, ata do te kene kohe qe te bejne dhe takime me ata qe i kane ftuar dhe kryesisht me grupin socialist. "Por pa dyshim qe ne mbremje do te jete darka dhe palet do te ofrojne opsionet e tyre dhe sot besoj qe do te jete puna me ekspertet, per t'u formalizuar nje marreveshje dhe une nuk besoj se do te zgjase dy-tre dite, sepse ne fund te fundit ata nuk do te lene punet e tyre e te merren me ne", vleresoi sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne Partine Socialiste, Arta Dade. Lidhur me qendrimin qe do te mbahet gjate negociatave ne Strasburg, PS ka mbledhur grupin e saj parlamentar per te diskutuar mbi kete qendrim. Gjithashtu u mesua se u mandatua kryetari i PS, Edi Rama, per zhvillimin e negociatave, si edhe shoqerimin e tij nga deputetet Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Dy deputetet Hysi dhe Gjiknuri, pritet te jene pjese edhe e diskutimeve te tavolines se eksperteve, per zgjidhjen e situates aktuale politike mbi transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Dy zyrtaret socialiste, me profesion jurist do te mbrojne tezen e hetimit te zgjidhjeve, permes hapjes se kutive.

QENDRIMI
"Do te ishim dakord me hapjen e materialeve zgjedhore, te cilat pastaj ne vleresimin e Komisionit te Venecias te na conin dhe te hapja e kutive te votave, do te thote qe eshte PS qe ne vazhdimesi ka ofruar disa here kompromis", sqaroi Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›