E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve, KQZ certifikon rezultatin

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje përfundimisht kapitullin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Pas 6 javësh proces, KQZ miratoi rezultatin përfundimtarë me votat e katër anëtarëve. Në përfundim, koalicioni majtë, Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të ketë në parlamentin e ri 83 deputetë ndërsa koalicioni i djathtë, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim do të ketë 57 deputetë. Duke ju referuar partive, PS do të ketë 65 deputetë, PD 46, LSI 16, PR 5, PDIU 4 dhe nga një deputetë do të kenë PBDNJ, PKD, Partia Demokristiane dhe LZHK.

Debatet

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së nuk munguan as debatet mes përfaqësuesve ligjorë të partive politike. Kështu përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjonçaj kritikoi KQZ-në për vonesën e certifikimit të zgjedhjeve. Unë e kuptoj se KQZ-ja me katër anëtarë nuk është gjë e lehtë, të paktën për ju që ishit këtu, por gjithnjë ju kam kërkuar që zgjidhja të mos ishte vazhdimi i punës me kokëfortësi, por zgjidhja e problemit atje ku lindi, në Kuvend, me mjete që vetëm Kuvendi i ka në dispozicin por ju na refuzuat dhe bëtë që KQZ-ja të vazhdonte punë me katër anëtarë duke dëgjuar jo opozitën, por Partinë Demokratikë. Në përgjithësi dua të them se zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji. Me shpërndarjen e mandateve, përsëri ju e zvarritët gjendjen, gjë që mori përgjigje sërish nga Kolegji Zgjedhor. U ndala vetëm në disa probleme kryesore, për të thënë se KQZ-ja nuk e justifikoi besimin e popullit për të qenë arbitër dhe çdo gjë në këtë proces i takon sovranit, tha Gjonçaj. Nga na e tij, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, falënderoi KQZ-në për punën e bërë në realizimin e zgjedhjeve në vend. Falenderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të standardeve, u shpreh Kaso.

Rezultatet përfundimtare sipas qarqeve

Qarku Berat, ASHE 6 mandate, APMI 2 mandate

Qarku Elbasan, ASHE 8 mandate, APMI 6 mandate

Qarku Fier, ASHE 11 mandate, APMI 5 mandate

Qarku Gjirokastër, ASHE 4 mandate, 1 mandat

Qarku Korçë, ASHE 7 mandate, APMI 5 mandate

Qarku Kukës ASHE 1 mandat, APMI 3 mandate

Qarku Lezhë, ASHE 3 mandate, APMI 4 mandate

Qarku Shkodër, ASHE 6 mandate, APMI 5 mandate

Qarku Tiranë, ASHE 19 mandate, APMI 13 mandate

Qarku Vlorë, ASHE 8 mandate, APMI 4 mandate

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›