E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Çipa: Në shtator, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Stefan-CipaGjatë një interviste kryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës, Stefan Çipa ka rrëfyer sekretet për qytetin bregdetar, i cili duket se vitet e fundit është destinacioni më i pëlqyer jo për vetëm për shqiptarët, por për gjithë turistët e huaj që shkelin në vendin tonë. Sipas Çipës, Saranda këtë verë, do të ketë shumë risi për sa i përket pikëpamjes turistike. Kthimi i skafeve me flamurin shqiptar dhe flamujt e botës së qytetëruar në detin Jon, janë një lajm i mirë i kësaj vere për sarandjotët dhe impaktet të jenë të mëdha. Ndër të tjera, Kryebashkiaku Çipa nuk la pa përmendur edhe ndërtimet pa leje që kanë betonizuar në tërësi qytetin e Sarandës. Ai theksoi se në këto dy vjet të qeverisjes së tij, bashkia aktuale nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi, dhe do ti shkojë deri në fund betimit, që do ta shpëtojë qytetin bregdetar nga betonizim ndër vite, duke shembur çdo ndërtim pa leje.

Cilat kanë qenë risitë që sjell këtë sezon veror bregdeti i Sarandës?

Risitë e kësaj vere janë disa dhe mjaft komplekse. Po e nis nga ajo që është më e parëndësishme në dukje, por shumë domethënëse për pasaportën turistike të Sarandës. E kam fjalën për një mënyrë të re pritjeje dhe sjelljeje që i rezervohet çdo njeriu dhe fytyre të re që vjen tek ne, në çdo stinë. Ne themi se “në Sarandë vjen si klient, vizitor apo pushues dhe largohesh si mik i këtij qyteti”. Akoma më e rëndësishme është që kjo mënyrë sjelljeje po bëhet mënyrë të punuari nga njerëzit e bizneseve dhe shërbimeve turistike dhe atyre jo turistike. Diçka ka filluar të ndryshojë për mirë dhe kjo duket që në momentin sa ulesh në një lokal, apo sa paraqitesh në recepsionin e hotelit, që zgjedh të bëhesh klient. Të gjithë profesionistët e fushës e dinë se ka rëndësi gjuha e huaj, që mund të përdorësh. Kjo mungesë duket të jetë shtuar në “menunë” e sjelljes në hotelerinë dhe restorantet tona. Dua të ndalem pak më shumë tek biznesi turistik. Pas 20 vitesh punë që matet me volum, me investim në ngritje hotelesh, me projekte të bukura dhe pajisje nga më të kohës, duhet të na gëzojë fakti që biznesi ka filluar tani të bëjë edhe punë të zgjuar, Punë që kërkon mendim, cilësi dhe intuitë profesionale. Kështu do ta quaja unë atë që është duke ndodhur këtë vit në jo pak nga hotelet e restorantet tona. E kam fjalën për zbutjet e konsiderueshme të çmimeve që ka bërë këtë verë biznesi e që është për t’u përshëndetur.

  

Çmimet e kripura që kanë shqetësuar pushuesit përgjatë viteve të kaluara sa do të ndryshojnë këtë verë në hoteleri, fjetje apo ushqim për hotelet e Sarandës?

Bashkia nga ana e vet ka ulur taksën e fjetjes për krevat, për t’i ardhur në ndihmë biznesit, pasi dimë që pjesa më e madhe e tyre kanë kredi të mëdha mbi supe, për t’u shlyer bankave. Zbutja e çmimeve është më e dallueshme në hotelerinë që gjendet në vijën e parë të rrugës mbi det dhe që kanë standart të lartë akomodimi e shërbimi. Po kështu ka ndodhur këtë fillim vere edhe me disa restorante, që ofrojnë produkte deti në çmime që disa herë nuk u besohet as klientëve të tyre, duke pranuar të ulin mjaft normën e fitimit dhe të mos humbasin klientelën. Mund të them që çmimet kanë arritur të ulen nga 10-20 për qind më lirë se vitet e tjera. Në risitë e këtij sezoni veror, që mundësojnë dhe pritshmërinë tonë për rritje të numrit të turistëve, do të rendisja skadencën e moratoriumit të skafeve. Kthimi i skafeve me flamurin shqiptar dhe flamujt e botës së qytetëruar në detin Jon, janë një lajm i mirë i kësaj vere për sarandjotët dhe ne shpresojmë që impaktet të jenë të mëdha. Nga ana tjetër, do të thosha se strukturat shtetërore janë të vonuara në bërjen juridike të kësaj skadence. Një lajm i mirë është se kruazierat turistike po prekin brigjet e Sarandës. Një e re tjetër është se Saranda hyri në këtë sezon me një guidë të re turistike, të përditësuar në shumanshmërinë e ofertës tonë si destinacion turistik. Guida e re ka edhe një veçori tjetër: ajo është shkruar edhe në gjuhën ruse, pasi tregu rus i turizmit është ndër më të synuarit këtë vit. Pas bisedimeve me ambasadorin rus në Tiranë, zotin Leonid Abramov, ne presim ardhjen e agjencive turistike ruse këtu, për të lidhur kontrata afatgjatë e jo vetëm për stinën e verës për të ardhur në Sarandë. Po kështu, shpresojmë për flukse turistësh të rinj nga Izraeli, nga Serbia, Italia etj. Kemi grupuar dhe krijuar një rrjet muzesh dhe pikash të vizitueshme. Është Sinagoga ebraike në qendër të qytetit, Muzeu Etnografik dhe Arkeologjik dhe Muzeu i Traditës, që përbëjnë një bashkësi pikash të një guide turistike të thjeshtë e të shpejtë, që çdo turist mund ti vizitojë duke ecur në këmbë. Edhe kjo është parë si një mundësi për tu njohur e familjarizuar me Sarandën dhe njerëzit e saj. Sarandës sivjet u rikthye si vlerë e shtuar Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Butrint. Spektakli me maska i një kompanie eksperimentale nga Bergamo e Italisë, krijoi një marrëdhënie të bukur mes trupës, mes skulpturës së parkut që ka Saranda dhe atyre që shëtisnin, vendasve dhe pushuesve e vizitorëve, vendas e të huaj.

Një problem që e ka shoqëruar pothuajse gjithmonë Sarandën janë ndërtimet e shumta pa leje, çdo të bëhet me to, do vazhdojnë të ekzistojnë?

Në këto dy vjet të qeverisjes sonë, Bashkia aktuale nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Jo, se kemi qenë me dëshirën për të frenuar zhvillimin, por për të frenuar kaosin urban, për të ndalur shkatërrimin që i ka ardhur qytetit përmes ndërtimit. Kjo na ka dhënë mundësinë që të jemi efektivë në vendosjen e kontrollit mbi territorin. Mendoj se ia kemi dalë që paligjshmërinë në ndërtim ta konsiderojmë një dukuri të kapërcyer. Ky ekuilibër i vendosur, u prish keqas para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit. Mua më është dashur që të denoncoj qysh në konstatimet e para rigjallërimin e ndërtimeve pa leje gjatë rotacionit qeveritar. Duke menduar se vendi është pa qeveri e pa shtet, jemi përballur me shtesa katesh dhe shtesa anësore nëpër pallate, me objekte të ngritura mbi kolektorë e sisteme kanalizimesh të ujërave të bardha e të ndotura. Kam bërë të qartë se është hequr moratoriumi i skafeve, por jo ai i ndërtimit pa leje e pa ligj, aq më tepër në kohe vere, kur ne kemi vendosur moratoriumin e betonierave dhe çekiçëve. E vërteta është se strukturat e Bashkisë, në bashkërendim me ato të INUK e Komisariatin e Policisë së Rendit, kemi qenë veprues për të mos lejuar që ndërtimet e paligjshme po kthehen në një garë dhe në një mani kërcënuese për qytetin. U kam bërë thirrje edhe firmave të ndërtimit, te mos bëhen pjesë e këtij abuzimi dhe kundërvënieje ndaj ligjit, por në çdo rast të kërkojnë nga subjektet përpara se t’u shërbejnë, që të jenë të pajisur me lejen përkatëse të ndërtimit. Pjesë e punëve për të patur një sezon turistik të suksesshëm, është edhe kontrolli ynë më i fortë mbi territorin, mbi plazhet dhe urbanizimin e qytetit. Kemi dhënë edhe sinjalin e prishjes mbi një pjesë të këtyre ndërtimeve. Për të respektuar pushuesit që kanë ardhur të pushojnë në Sarandë, ne e ndërpremë këtë proces prishjesh, për ta vazhduar atë në shtator, me tolerancë zero për çdo metër katror ndërtim dhe çdo metër kub beton të hedhur pa leje apo për çdo zaptim territori.

A e keni pasur mbështetjen e nevojshme këtë sezon veror nga Ministria e Turizmit? Apo bashkëpunimi ka qenë thuajse i vakët?

Në dy vjet jam përballur me një politikë anti-Sarandë të qeverisë. As në çeljen e sezonit veror nuk kanë begenisur të jenë të pranishëm jo Ministri i Turizmit, por asnjë i dërguar i çfarëdo niveli të kësaj ministrie. Me përjashtim të pjesëmarrjes së ish-ministrit Bumçi në Konferencën e parë kombëtare të organizuar në Sarandë, iniciuar nga Bashkia jonë, në çdo event tjetër përgjatë dy vjetëve, ky dikaster dhe drejtuesit e tij, kan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›