E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet konkursi i drejtorëve

Konkursi publik për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave të Qendrës Klinike Universitare është mbyllur sot.

Sipas ligjeve në fuqi, pas mbylljes së konkursit do pritet edhe 4 ditë, për aplikacionet që vijnë me postë, pastaj do të pasojë formimi i komisionit nga ana e drejtorit ekzekutiv për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave, bazuar në statutin e QKUK-së.

Konkursi publik ishte shpallur më 13 maj në mediat e shkruara dhe në ueb faqen e QKUK-së. Sipas një njoftimi të QKUK-së kanë konkurruar 19 drejtorë klinikash, 1 zëvendësdrejtor ekzekutiv, 1 shef i pajisjeve mjekësore.

Në bazë të nenit 4, për shkak të mosarritjes së një numri të balancuar të kandidatëve, sipas përfaqësimit etnik dhe gjinor, afati ishte zgjatur edhe për 15 ditë të tjera. Prandaj, ky konkurs ishte vazhduar deri më 11 qershor 2010.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›