Mbyllet konkursi në BQK, Hamza e Gërguri, kandidatë për guvernator

Banka Qendrore e Kosovës ka mbyllur në mesnatë konkursin për guvernator. Në garë për këtë post janë futur kandidatë të mjaftueshëm për të mos dështuar konkursi. Në mesin e tyre, gazeta ka mësuar se janë edhe guvernatori i tanishëm i BQK-së, Gani Gërguri, dhe ish ministri i Financave Bedri Hamza.
“Ish-ministri i Financave Berdri Hamza, ka dorëzuar aplikacionin të premten, ndërsa guvernatori i tanishëm, Gani Gërguri, ka dorëzuar të hënën", ka pohuar një burim i “Kohës Ditore” brenda BQK-së.
Në Bankën Qendrore, nuk kanë pranuar të japin emrat e kandidatëve për guvernator, pasi konkursin e konsideron të hapur edhe gjatë tërë ditës së hënë.
“Nuk mund të japim komente as emra të kandidateve. Konkursi vazhdon deri ne orën 24 të ditës së sotme”, ka thënë të hënën zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada. /Indeksonline/