E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët përsëri bllokojnë rrugët në veri

Serbët e veriut kanë bllokuar sot në mëngjes për më shumë se një orë magjistralen Prishtinë-Zubin Potok, duke shprehur pakënaqësinë me prezencën e doganierëve kosovar në vendkalimin kufitar në Bërnjak.

Në këtë rrugë, rreth orës 8 të mëngjesit, është penguar personeli i EULEX-it që të shkoi në vendkalimin kufitar për shkak të dyshimeve të serbëve se misioni evropiane me automjetet e tyre po transportojnë doganierët e Kosovës.

Disa automjete të EULEX-it, që ishin ndaluar në Zubin Potok, megjithatë arritën në pikën kufitare duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Të dy shiritat e magjistrales u mbajtën të bllokuara për më shumë se një orë me vendosjen e kamionëve dhe veturave të serbëve.

Pas orës 9 rruga serbët larguan pengesat nga rruga dhe tani qarkullimi po zhvillohet normalisht. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›