E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Pacolli sot takohen për koalicionin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Aleancës për Kosovë të re Behgjet Pacolli, do të takohen ditën e sotme për të diskutuar për koalicionin, raporton RTK.

Pas kalimit të Ministrit të Sigurisë së Kosovës i cili ishte nga radhët e PSDK-së, në Partinë e Kryeminsitrit Thaçi, lideri i AKR-së pati deklaruar se do të shqyrtojë koalicionin me PDK-në.

Pacolli ka kërkuar PDK-së një Ministri tjetër, në këmbim të asaj të FSK-së që kishte deri më tani.

Ndërkohë ditën e djeshme nëpërmjet një letre Pacolli i ka kërkuar PSDK-së shkëputjen e koalicionit, kërkesë kjo që u quajt nga anëtarja e kryesisë së PSDK-së në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›