Mbyllet numërimi, Basha 95 plus

Dje gjate numerimit ne KQZ
Lulzim Basha fiton zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me një diferencë prej 95 votash ndaj rivalit të tij, Edi Rama.Në një kohë rekord prej pesë ditësh, KQZ-ja përfundoi numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar, nga ku rezultoi se kandidati i mbështetur nga Aleanca për qytetarin kishte 14 vota më shumë se kreu i Partisë Socialiste. Pasi u hapën 1793 kuti në të gjithë Tiranën, Lulzim Basha mori 256 vota, Edi Rama 242 dhe 5 vota shkuan për Hysni Milloshin e Partisë Komuniste. Diferenca prej 14 votash pas hapjes së këtyre kutive do tu shtohet 81 votave që Basha siguroi gjatë operacionit të parë të ndërmarrë nga KQZ-ja pas hapjes së 117 kutive ku kishte indicie për ekzistencën e votave të gabuara. Në ato kuti Basha kishte 91 vota më shumë dhe pasi iu zbritën 10 votat që kishte Rama më shumë, diferenca u bë 81 vota. Gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të miratuar aktin që do të përgatisë administrata për rezultatin përfundimtar në Tiranë. Në të njëjtën kohë do të përcaktohet nëse 29 vota të gjetura (16 për Ramën dhe 13 për Bashën) për kryetarin e Bashkisë, pas kërkesës ankimore të PD-së, do të përfshihen në tabelën përfundimtare. Ky rezultat u rrëzua në KQZ pak javë më parë për shkak se kërkonte 5 vota për të ndryshuar tabelën përfundimtare. Kuorumi nuk u arrit pasi tre anëtarët e majtë votuan kundër propozimit. Në total, nga hapja e të gjitha kutive, rezulton se Lulzim Basha ka marrë 125 042 vota, Edi Rama 124 947 vota dhe Hysni Milloshi 1399 vota. Gjatë këtyre pesë ditëve dolën 2983 vota, të cilat ishin hedhur në kutinë e gabuar dhe që deri sot nuk ishin pasqyruar në tabelat e grupeve të numërimit. Nga miratimi i vendimit që pritet të bëhet sot, Partia Socialiste do të ketë pesë ditë kohë për tiu drejtuar Kolegjit Zgjedhor për padinë e radhës. Nga qëndrimi i mbajtur gjatë këtyre ditëve në KQZ, duket i sigurt fakti se përpara se të shpallet rezultati për Tiranën, PD dhe PS do të përballen edhe njëherë me trupën prej pesë gjyqtarësh të Kolegjit. Sa u përket votave të marra nga partitë për Këshillin Bashkiak, Partia Socialiste ka marrë 19 vota më shumë se Partia Demokratike, ndërkohë që koalicioni i djathtë është përpara atij të majtë. Përfundimi i numërimit u shoqërua me duartrokitje dhe thirrje Basha, Basha nga vëzhguesit e PD-së, ndërsa ata të PS-së, nuk reaguan.
Njësia 11
Në njësinë Bashkiake Nr. 11, e cila kishte 55 qendra votimi, ose 209 kuti, rezultoi të ishin 68 vota të hedhura në kutinë e gabuar. Nga këto, 43 vota i mori kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, 24 kandidati i PS-së Edi Rama dhe një votë kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi. Përsa i përket garës për kryetarin e Minibashkisë, ndonëse këto vota nuk do të jenë pjesë e tabelave përfundimtare, Haki Mustafa mori edhe 119 vota të tjera, ndërsa Naim Asllani i Aleancës për të Ardhmen mori 75 vota. Gjatë hapjes së kutive rezultoi se në dy qendra votimi, 2009/1 dhe 2008, mungonte zarfi i fletëve të votimit të pavlefshme, ndonëse në procesverbal ishte shënuar se kishte fletë të kësaj natyre. Në njërin zarf duhet të ishin 34 vota dhe në tjetrin gjashtë vota. Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ky rast duhet të hetohej më shumë, ndërkohë që anëtarët e djathtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u shprehën se kutia është me integritet përderisa numrat e kodeve të sigurisë korrespondojnë me ato të shënuara në tabelat e grupeve të numërimit.
503 vota
Gjatë pesë ditëve të numërimit të 1793 kutive në KQZ, u gjetën 503 vota për kryetarin e Bashkisë që ishin hedhur në kutinë e gabuar. Pas numërimit të tyre rezultoi se Basha ka marrë 256 vota, Rama 242 vota, ose 14 më pak, e Milloshi 5 vota.
2983 vota pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ-ja numëroi të gjitha fletët e votimit të hedhura gabim, jo vetëm ato të kryetarit të Bashkisë. Nga kjo rezultoi se në total janë rreth 2983 vota që nuk janë hedhur në kutinë e saktë.
319 vota
Përsa u përket votave të hedhura gabim për Këshillin e Bashkisë, numri i tyre ishte 319. Shumicën e këtyre votave e kanë marrë PD-ja dhe PS-ja. Në të njëjtën kohë, 1527 vota janë hedhur gabim për kryetarin e minibashkisë.
Rezultatet e KQZ
Rezultati i përgjithshëm
Lulzim Basha 125 042 vota
Edi Rama 124 947 vota
Hysni Milloshi 1399 vota
Basha, fitues me
95 vota më shumë
Njësia Nr. 1
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 28 vota
Edi Rama 26 vota
Hysni Milloshi 1 votë
Kryetari i Minibashkisë
Lindita Nikolli 46 vota
Agron Seseri 39 vota
Njësia Nr. 2
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 21 vota
Edi Rama 12 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari i Njësisë
Artemon Cukalla 61 vota
Elez Gjoza 84 vota
Njësia Nr. 3
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 20 vota
Edi Rama 34 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari i Njësisë
Enver Sulollari 76 vota
Ilir Kokona 67 vota
Njësia Nr. 4
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 53 vota
Edi Rama 53 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari i Njësisë
Hysen Gjura 133 vota
Vaid Kalaja 101 vota
Njësia nr. 5
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 7 vota
Edi Rama 3 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari i Minibashkisë
Jeta Seitaj 74 vota
Erisa Xhixho 60 vota
Njësia Nr. 6
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 19 vota
Edi Rama 27 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari i Njësisë
Luzhiana Abazaj 100 vota
Krenar Cenollari 69 vota
Njësia Nr. 7
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 20 vota
Edi Rama 23 vota
Hysni Milloshi 1 votë
Kryetari i Njësisë
Krenar Alimehmeti 75 vota
Erion Koka 61 vota
Njësia Nr. 8
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 7 vota
Edi Rama 6 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari i Njësisë
Arben Tafaj 46 vota
Sadi Vorpsi 27 vota
Njësia Nr. 9
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 27 vota
Edi Rama 26 vota
Hysni Milloshi 1 votë
Kryetari i Njësisë
Indrit Fortuzi 87 vota
Armond Halebi 82 vota
Njësia Nr. 10
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 11 vota
Edi Rama 8 vota
Hysni Milloshi 1 votë
Kryetari i Njësisë
Altin Fuga 25 vota
Enada Alikaj 20 vota
Njësia Nr. 11
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 43 vota
Edi Rama 21 vota
Hysni Milloshi 1 votë
Kryetari i Njësisë
Haki Mustafa 119 vota
Naim Asllani 75 vota
Rezultati nga
hapja e kutive
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 256 vota
Edi Rama 242 vota
Hysni Milloshi 5 vota
Këshilli Bashkiak
PS 124 vota
PD 105 vota
LSI 33 vota
PR 7 vota
PDIU 6 vota
PBK 4 vota
PDMRE 3 vota
PSD 3 vota
PSV 91 3 vota
LZHK 3 vota
PPAK 3 vota
ADS 3 vota
AD 2 vota
PLL 2 vota
AAK 2 vota
PBKD 2 vota
PLiDr 2 vota
G99 3 vota
AEE 1 votë
AAP 1 votë
P. Gj. 1 votë
PBD 1 votë